LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, mbishkrime raciste që nxisin gjuhë të urrejtjes

Kumanovë, mbishkrime raciste që nxisin gjuhë të urrejtjes

Prania e gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike shënon rritje të theksuar si rrjedhojë e mos-denoncimit para organeve të drejtësisë dhe mosveprimit të tyre. Kohëve të fundit janë vërejtur disa mbishkrime dhe thirrje nacionaliste, ku dita-ditës rriten, e kjo më së shumti shihet në rajonin e verilindor. Është konstatim se racizmi lidhet ngushtë edhe më nivelin e arsimit të një vendi, e që lejon që popullata të infektohet me ideologji të mbrapshta.

Qyteti i Kumanovës si një qytet multikulturor është një rajon kompleks sa i përket raporteve ndëretnike në vend. Marrëdhëniet mes komuniteteve në këtë qytet kanë ndikuar në raportet e përgjithshme në vend. Por kohëve të fundit, në muret e këtij qyteti janë vërejtur grafite nacionaliste, sidomos nga ana e maqedonasve dhe serbëve. Gazeta KOHA ka siguruar disa fotografi ku së fundmi pas ngjarjeve në veri të Kosovës, disa maqedonas në Kumanovë kanë shkruar mbishkrime që nxisin gjuhë të urrejtjes. Një nga këto grafite mbanë mbishkrimin nacionalist të tifogrupeve serbe: Kur ushtria kthehet në Kosovë (duke aluduar në ushtrinë serbe).


Ndërkaq një qytetarë i Kumanovës informoi për KOHA, se provokimet dhe thirrjet nacionaliste nuk janë aspak etike, dhe kur bëhen nga ana e shqiptarëve reagimet e institucioneve janë ndryshe. “Diskriminimi etnik është prezent gjithnjë e më shumë këtu, për arsye se pjesa më e madhe janë serb dhe maqedonas, dhe jemi më afër kufirit. Le të bëjnë çfarë të duan në pjesën e tyre, por provokimet në lagjet shqiptare, nuk janë aspak etike. Raste ka shumë dhe shpesh, e fundit ishte këtë javë në lagjen Ortabunar ku një veturë në ora 4.30 të mëngjesit vjen dhe lëshon muzikë nacionaliste. Ndërkaq të mos harrojmë se festimi i fitores se Zvicrës kundër Serbisë, u pasua me dënime nga 430 euro për më shumë se 100 persona. Pas ca ditësh edhe maqedonasit festuan për fitoren e Serbisë në futboll në të njëjtën mënyrë, por që nuk reagoi asnjë institucion dhe as komuna”, deklaroi për KOHA një qytetarë i Kumanovës, që dëshiroi të mbetet anonim për shkaqe sigurie.

Sociologu Ali Pajaziti për gazetën KOHA, ka deklaruar se fryma nacionaliste apo nacionalizmi është një “nomos”, një ligj apo fat i Ballkanit, kurse nacionalizmi sllav i ka në shënjestër “akiliane” shqiptarët.

“Albanofobia është një qëndrim dhe ideologji që maqedonasit etnikë e kanë ‘dhuratë’ nga kodi i ekstremizmit racist serb që kombin serb e konsideron si të zgjedhur nga qielli. Ky kod kohë pas kohe ringjallet në forma të ndryshme, si grafitet nëpër rrugë, lokale, stadiume, që gjithnjë slogan e kanë “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, deri te politikanë të caktuar që s’e tolerojnë shqipen, që s’e pranojnë dot barazinë dhe multikulturalizmin. Edhe rasti i fundit i Kumanovës është shpërfaqje e ‘lugatit’ të antishptarizmit që veçmë ka bërë historinë këndej ndër ne”, shprehet ai. Sipas tij, gjobat me arshinë të dyfishtë edhe më tepër e përkeqësojnë gjendjen dhe e hapin hendekun ndëretnik. Vetëdijesimi për bashkëjetesën si shkak në fakt është metoda më e mirë për harmoni dhe krijim të klimës pozitive, ngase dënimet nuk e zhdukin atë që njerëzit kanë në zemër. “Patriotizmi duhet të kultivohet por jo duke satanizuar të ndryshmin nga ne”, nënvizon në fund Ali Pajaziti, sociolog.

Ndryshe, para disa javëve persona ende të paidentifikuar, thirrje të njëjta kanë shkruar edhe në muret e Gostivarit. Ata kanë përmbajtur shprehje raciste ndaj shqiptarëve: “Vdekje për shqiptarët“./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori