Nga: Gjergj Meta
Niveli kulturor në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Ngarendja pas jetës së përditshme dhe sidomos logjika efiçentiste e jetës, bën që edhe dija e marrë në shkolla të jetë e copëzuar.
Tashmë edhe vetë universiteti prej shumë dekadash e mban këtë titull në mënyrë abuzive, pasi nuk garanton atë universitas dijesh për të cilat është krijuar. Në fakt, edhe ai është kthyer në as më shumë e as më pak se një shkollë profesionale, në kuptimin që përgatit profesionistë, por jo domosdoshmërisht njerëz të dijshëm; përgatit teknikë të fushave të ndryshme, por jo njerëz të aftë për dijen dhe zhvillimin e saj. Plagë kjo që ka prekur universitetet jo vetëm te ne, por edhe në Evropë dhe Amerikë.
Në lashtësi, simboli i diturisë ishte bufi, që gjendej i gdhendur në bibliotekën françeskane në Gjuhadol, i cili ka aftësinë ta rrotullojë kokën 360 gradë dhe po ashtu e nis fluturimin e tij në muzg, çka do të thotë se e di mirë drejtimin që duhet të marrë. Rrotullimi 360 gradë është simboli i universitasit, i shumësisë së dijeve dhe pikërisht kjo sintezë dijesh mungon te pjesa më e madhe e elitës intelektuale.
Në Shqipëri po ndodh edhe një “fenomen”, sipas mendimit tim shumë shkatërrues për kulturën: rekrutimi i “ekselencës” për llogari të politikës apo biznesit, ndonëse termi “ekselencë” është term që nuk thotë asgjë dhe veç të tjerash është edhe diskriminues.
Kemi parë rëndom se si politika dhe biznesi shohin tek studentët ekselentë një burim për të ardhmen e tyre, por jo për të ardhmen e kulturës apo të vetë individëve. Subjektet që dallohen përgjatë kurrikulumit të tyre akademik, shënjohen menjëherë nga “agjencitë” propagandistike për t’u rekrutuar si ushtarë në fushata elektorale.
Një nga zhgënjimet më të mëdha personale ka qenë kur kam gjetur njerëz, të cilët i vlerësoj për mendjen e tyre, të angazhuar në mënyrë militante nëpër parti politike, duke mbledhur vota ose duke punuar nëpër bodrumet virtuale të partive politike si anonimë perfektë. Ç’trishtim!
Kultura, që do të thotë, gjithnjë sipas meje, kultivimi i mendjes dhe i shpirtit, nuk mund të jetë për përdorim konsumi politik apo propagandistik. Ajo ka një status të vetin autonom, nuk i përkulet asgjëje që dëshiron ta blejë apo më keq ta manipulojë atë. Ky status e bën kulturën shpirtin e një shoqërie, e cila i rri përballë logjikave manipuluese për interesa të vogla të momentit apo një logjike “lobimi” në interes të grupeve ekonomike e politike.
T’i kthesh kulturës statusin e saj si lokomotivë e ndryshimeve domethënëse të shoqërisë, do të thotë të mos e lidhësh atë për fyti me lakun e efiçencës apo më keq akoma, të interesave të ngushta të momentit, por ta lësh të lirë të zhvillohet. Vetëm kështu njerëzit e kulturës do të jenë motori i zhvillimit të shoqërisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën