LAJMI I FUNDIT:

Kullat si fortifikatë familjare dhe si simbol i traditës që po shuhet (Video)

Kullat si fortifikatë familjare dhe si simbol i traditës që po shuhet (Video)

Në Komunën e Deçanit, deri në vitin 1999 kanë ekzistuar 263 kulla. Gjatë luftës në Kosovë, të gjitha kullat kanë qenë cak i sulmeve nga forcat serbe.

Arkitekti, Shkëlzen Shehu, zyrtar në Drejtorinë për urbanizëm në Komunën e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë kanë shpëtuar vetëm katër kulla me dëmtime të vogla. Rreth 70 kulla janë shkatërruar tërësisht. Të tjerat, siç thotë ai, janë dëmtuar në masë të madhe ose pjesërisht.


Shehu ka shtuar se pas luftës, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është bërë rindërtimi apo meremetimi i 4 kullave në komunën e Deçanit dhe një tjetër në komunën e Pejës. Gjithashtu, me ndihmën e disa donacioneve, por edhe të Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Kosovës, janë riparuar dhe restauruar edhe një numër i vogël kullash në këtë komunë.

Në Kosovë, kullat kishin nisur të ndërtohen në numër më të madh në fillimin e shekullit XVIII nga familjet e pasura dhe që kanë pasur deri në 30 anëtarë. Kullat fillimisht ishin ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë nga Dibra, të njohur asokohe si latues të shkathtë të gurit. Më pas mjeshtëria ishte përvetësuar edhe nga vendorët.

Kullat janë objekte prej 2-4 kate dhe ndërtimi i tyre ka zgjatur rreth pesë vjet. Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje kullash – me të ashtuquajturin “dyshekllëk” të gurit dhe të drurit.

Kulla e familjes Osdautaj nga fshati Isniq i Deçanit, është ndër të paktat që i mbijetuan luftës dhe kohës. Është katërkatërshe, e rinovuar pas luftës. Vazhdon të jetë e banueshme e muret e jashtme të saj janë të gjera rreth një metër. Ajo fortifikohet përmes derës në katin përdhes, ku dikur ishte hapësirë për strehimin e bagëtive.

Sot kjo kullë është shndërruar në një tip i muzeut të vogël me artefakte. Ka edhe dy hyrje tjera, për meshkujt dhe për femrat. Sipas traditës, ato ruajnë intimitetin e banorëve dhe mysafirëve. Po ashtu, sipas traditës, në katin më të lartë është oda e burrave.

Rexhep Maksutaj, njohës i trashëgimisë kulturore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se pavarësisht se kulla ka qenë e fortifikuar, hyrja deri në odën e burrave nuk është mbyllur kurrë, madje as për njerëzit me të cilën familja mikpritëse ka pasur hasmëri.

“Në kullat e shqiptarit, në odë të burrave ka qenë i gatshëm gjithmonë për ta pritur mysafirin. I ka siguruar një strehë, një zjarr, por edhe një kafshatë bukë. Oxhaku simbolizon edhe familjen, sepse themi se është një oxhak, një tym, që tregon se është një familje që jeton aty”, thotë ai, teksa shton se roli i kullave sot është më i zbehur, por dikur ato kanë qenë simbol i traditave të banorëve të vendit. “Prej këtu, ka marrë rrugë vdekja, dasma, gëzimi, hidhërimi. Këtu ka filluar lufta. Këtu ka marrë rrugë edhe kënga lirike, idilike. Këtu ka marrë rrugë edhe kënga e trimërisë. I riu është edukuar në frymën e patriotizmit dhe në frymën se si ta mbrojë vendin e vet”. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori