LAJMI I FUNDIT:

Kullat e Jasharëve rrezikojnë shembjen, mbeten nën mëshirën e “fatit”

Kullat e Jasharëve rrezikojnë shembjen, mbeten nën mëshirën e “fatit”

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk ka përfunduar projekti i përgjithshëm i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” si dhe konservimi i kullave, të cilat rrezikojnë nga ditë në ditë të shemben edhe pse Ligji është miratuar dy vjet më parë.

Mirëpo, një nga arsyet e vonesave për punimet në këtë kompleks përmendet edhe ndryshimi i shpeshtë i qeverive, që ka shkaktuar edhe ndryshimet e shpeshta të komitetit ndërministror. Pjesë e komitetit është edhe Agjencia për Menaxhimin e Memorialëve.


Bislim Zogaj, drejtor në Agjencinë për Menaxhimin e Memorialëve në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende asgjë nuk është bërë sa i projektit të përgjithshëm të Kompleksit Memorial të Jasharajve edhe pse sipas tij ky projekt është nën kompetencën e komitetit ndërministrorë për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kullat rrezikojnë të shemben, por kompleksin memorial 'Adem Jashari' gjatë vitit 2019 e vizituan 800 mijë qytetarë
Lexo po ashtu Kullat rrezikojnë të shemben, por kompleksin memorial 'Adem Jashari' gjatë vitit 2019 e vizituan 800 mijë qytetarë

“Situata është pak e pa lakmueshme. Sa i përket projektit të kompleksit të përgjithshëm ka kaluar në kompetencë të një Komiteti Ndërministrorë e formuar nga institucionet e Kosovës. Në Vitin 2019 udhëheqës i saj ka qenë zëvendëskryeministri në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj, dhe në momentin që ka dhënë dorëheqje ish kryeministri Haradinaj pati pushuar së funksionuar ai Komitet. Pastaj ka marr shumë kohë deri në krijimin e qeverisë së re, Qeveria Kurti nuk patë kohë të ndërmarr asgjë. Pastaj në qeverinë Hoti kryetar i këtij komiteti është caktuar zëvendës kryeministri, Besnik Tahiri. Janë mbajtur tri takime. Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve kemi ardhur në përfundim që të vazhdohet aty ku ka mbet nga komiteti i kaluar ndërministror, ku është përcaktuar që të formohet një zyrë në kuadër të kryeministrit për t’i bërë oferta kompanive për detyrën projektuese të projektit. Dhe në mbledhjen e komitetit e kam prezantuar se ne kemi një projekt sa i përket vetëm konservimit të kullave, jo për projektin e përgjithshëm”, ka thënë Zogaj.

Jashari: Dikush dha urdhër të ndalet procesi i restaurimit të kompleksit memorial “Adem Jashari”, përgjegjësit do të bëhen të ditur javën tjetër
Lexo po ashtu Jashari: Dikush dha urdhër të ndalet procesi i restaurimit të kompleksit memorial “Adem Jashari”, përgjegjësit do të bëhen të ditur javën tjetër

Zogaj po ashtu tha se situata ka mbetur aty dhe nuk ka lëvizur më “deri në ardhjen e qeverisë së re”.

“Situata ka mbet këtu dhe nuk ka lëviz, deri në ardhjen e qeverisë së re”, ka thënë Zogaj.

Ndërsa sa i përket kullave të Jasharajve, Zogaj tha se përgjegjësi e Agjencionit të cilin ai e menaxhon është mirëmbajtja e tyre.

“Sa i përket konservimit end nuk ka filluar asgjë, pasi Komiteti ka vendos që mos të shkohet me projektin ekzistues pasi duhet të vlerësojmë nëse ky projekt i plotëson kushtet apo jo. Ne si agjencionë e kemi për obligim vetëm mirëmbajtjen e objekteve ekzistuese kurse sa i përket projektit të ri është në kompetencë të komitetit ndërministrorë”, tha për Telegrafin Bislim Zogaj, drejtor në Agjencinë për Menaxhimin e Memorialëve.

Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktoj edhe kryetarin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz e cila vepron në kuadër të Qeverisë së Kosovës,  njëherit zëvendëskryeministër në detyrë, Besnik Tahirin mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori