LAJMI I FUNDIT:

KULLA QË HËNGRI NJERËZ

KULLA QË HËNGRI NJERËZ

Nga: Peter Gabriel (kënga “The Tower That Ate People”, projekti OVO, 2000)
Përktheu: Fadil Bajraj

Ka shembje në bodrum
Goditje në mur
Pistonët pompojnë
Betohem se ta dëgjova thirrjen

Ka shembje në bodrum
Bira në dysheme
Rojtar në kopsht
Bllokim dyersh

Gjëmime në themele
S’të hiqen zërat nga mendja
E punëtorët përfundi meje
Rrëmojnë nëndhe

E ndiej të ndërtuarit kudo përreth meje
Bash si mbështjellje e lëkurës së koracuar
Por sa më shumë që jemi të mbrojtur
Aq më shumë jemi të kurthëruar

Po ndërtojmë shumë e më shumë
Po ndërtojmë përpjetë e përpjetë
Deri në kupë të qiellit
Thuaje ashtu siç është
Derisa nuk ka mosmarrëveshje
Deri në pikë të fundit
Njeriu ushqen makinën
Makina ushqen njeriun
Thuaja ashtu siç është
Derisa nuk ka mosmarrëveshje
Silleni sipas qejfit tuaj
Njeriu ushqen makinën
Makina ushqen njeriun