LAJMI I FUNDIT:

Kulla e Inglizit në Shkodër

Kulla e Inglizit në Shkodër

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka publikuar një foto nga “Kulla e Inglizit”, një ndërtesë e shekullit XIX, e cila është një dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.

“Diversiteti kulturor në monumentet e kulturës, vjen sot i ilustruar nga arkiva e një prej muzeve tanë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, tha Margariti. Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”, ka theksuar ministrja Margariti. “Më 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’”.


Foto e publikuar është realizuar nga Kel Marubi.

Nga pikëpamja ndërtimore, kulla përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental. Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë.