Kujtim për Bardhin
U bë një vit. Javët dhe muajt po e rrisin mungesën e tij. Vullneti dhe puna e pandalshme e tij ishin të pakrahasueshme. Aftësitë profesionale të tij zor se mund të zëvendësohen shpejt. Gatishmëria e tij për angazhim ishte gjithnjë shpresëdhënëse.
Bardh Hamzaj qe një vit u nda nga ne, familja e tij, bashkëpunëtorët e shumtë. U largua nga kjo jetë, duke i bërë të mërziten të gjithë. Edhe ata që e njohën për së afërmi, edhe ata që vetëm lexuan shkrimet e tij. U mërzitën për një humbje të madhe. Për një mungesë të veçantë në jetën shoqërore, publike dhe profesionale në Kosovë. Për një njeri të shquar, që do të qëndrojë në kujtesën e secilit prej nesh për tërë jetën.
Bardh Hamzaj – shkrimtari, gazetari dhe publicisti – ishte ndër të rrallët ndër shqiptarë. Ishte përherë i përgatitur, analitik, përmbajtjesor, profesional, i drejtë, i gatshëm dhe me vullnet për të bërë diçka të mirë. Asnjëherë nuk hezitoi të jetë aktiv. Asnjëherë nuk u ndal së punuari. Me libra, lajme dhe shkrime analitike ishte për më shumë se tri dekada në shërbim të publikut. Në shërbim të informimit. Në shërbim të qytetarit të Kosovës. Nuk hodhi shkronjat në letër pa dhënë mesazh, pa dhënë qartësi, pa dhënë vizion. Asnjëherë nuk u bazua në relacione personale, asnjëherë nuk fshehu bindjet e tij.
Bardh Hamzaj – kolegu dhe bashkëpunëtori – ishte ndër më të afërtit. Gjithnjë i përgatitur për të tejkaluar presionin e punës. Gjithnjë i përgatitur për të thyer monotoninë e zakonshme të ambientit të përditshëm. Ishte më shumë se sa një koleg, më shumë se sa një shef, më shumë sesa një bashkëpunëtor. Ai thyente barrikadat e hierarkisë. Në të gjitha nivelet. Megjithëse i përpiktë në punë, siç ishte, ai asnjëherë nuk synoi ndarjen midis njerëzve, dallueshmërinë midis bashkëpunëtorëve. Ishte i njëjtë për të gjithë. I pandryshueshëm në komunikim, i paluhatur në punë.
Bardh Hamzaj – miku i mirë – ishte ndër të paktë njerëz që të ofronte veten në çdo situatë. Në çdo moment gëzimi apo mërzie, ai ishte i gatshëm të jetë afër. Të të këshillojë, të të ndihmojë, të të përkrah. Nuk kishte as më të voglin dyshim në fuqinë e njeriut për të tejkaluar problemet. Nuk kishte as më të voglin dyshim në zotësinë e njeriut për të përmirësuar jetën. Ishte gjithmonë optimist. Ishte gjithmonë i motivuar. Nuk u luhat fare. Ashtu sikurse e njoha shumë vite më parë, ashtu edhe kur u largua nga kjo jetë. Përkundrazi, vullneti dhe motivi për të ecur përpara i shtohej gjatë tërë kohës.
Tashmë u bë një vit prej kur Bardhi nuk është ndër të gjallët. Kjo periudhë nuk ishte e lehtë për njerëzit e njohën, njerëzit e afërt të tij, njerëzit që e deshën. Janë të panumërueshme momentet kur emri i Bardhit përmendet nga të gjithë. Pothuajse nuk ka as edhe një moment shoqëror kur emri i tij nuk përmendet. Kur mungesa e tij nuk thuhet me zë të lartë.
Nuk janë të paktë njerëzit që e kanë dashur, respektuar, nderuar. Nuk janë të paktë njerëzit për të cilët Bardhi ka qenë mësues profesioni, mësues miku. Gjeneratat e vjetra do ta mbajnë mend për thyerjen e mureve. Gjeneratat e reja do ta mbajnë mend për rrugën e hapur nga ai.
Gazetaria dhe publicistika në Kosovë ka pësuar një goditje të madhe një vit më parë. Është e pa dilemë se kjo fushë e rëndësishme e jetës publike dhe shoqërore po e ndjen mungesën e tij. Është e qartë se Bardhi ka qenë një ndër më të zotët e shkrimit. Përmbajtjesor deri në detaje dhe i përmbajtur në nivelin më të lartë profesional.
Emri i Bardh Hamzajt do të jetojë gjatë. Edhe kur shumë prej nesh nuk do të jemi më në këtë jetë, Bardhi do të vazhdojë të jetë një prej prijësve të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.
Bardhi ka qenë thjesht i pakrahasueshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë