LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë nga viti 1957: Momenti i themelimit të shoqatës “Përpjekja” në Beograd

Kujtesë nga viti 1957: Momenti i themelimit të shoqatës “Përpjekja” në Beograd

Nga: Kujtim Kërveshi

Në vitin 1957, në Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata “Përpjekja”, që përbëhej nga studentët shqiptarë.


Kjo shoqatë ka zhvilluar aktivitete të mëdha në Beograd, jo vetëm kulturore, po edhe kombëtare. Ndaj, puna kësaj shoqate ndalohet më 1984.

Në foto është momenti i themelimit të shoqatës, më 17 nëntor 1957. Personat e pranishëm kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin kulturor dhe arsimor të Kosovës.

Kryetar i Shoqatës ishte Latif Berisha, Sekretar – Zekirija Cana, ndërsa Kryetar i Këshillit Artistik – Muhamed Kërveshi. Anëtarë të “Përpjekjes” ishin: Idriz Ajeti, Anton Çetta, Sytki Imami, Kadri Kusari, Avni Lama, Yll Zaimi, Ali Aliu, Zekije Budima, Agim Gjakova, Skender Skenderi, Ejup Haliti, Nehat Belqishta, Hysni Hoxha etj. /Telegrafi/