Kujt i duhet Ronaldo, i arti Asensio shpëton Realin me dy supergola (Video)

Real Madridi ka lëshuar pikët e para pasi barazoi me Valencian me rezultat 2-2 në Bernabeu.
Los Blancos kaluan në epërsi me anë të djalit të mrekullueshëm, Marco Asensio (10').
Entuziazmin e Realit e ka shuar Valencia pas tetë minutash me anë të Soler për 1-1.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në vazhdim Reali bëri shumë presion, por u befasua.
I sapo transferuari nga Interi, Geoffrey Kondogbia shënoi supergol zhagas në minutën e 77-të për 1-2 duke heshtur Bernabeun.
Reali megjithatë u përgjigj shpejt kur Asensio sërish shënoi, tash për 2-2 (83')
Me këtë rezultat Reali lëshon pikët e para në La Liga këtë sezon, duke mbetur 2 pikë prapa Barcës në tabelë. /Telegrafi/
https://twitter.com/laligagoles_/status/901924928815075328
https://twitter.com/assassinasensio/status/901926285152317441
https://twitter.com/adammatvya/status/901909424264044544











































