LAJMI I FUNDIT:

Kujdesuni për lërkurën me trajtime klasike, në “Modë” mësoni si të mbani trupin atraktiv gjatë verës

Kujdesuni për lërkurën me trajtime klasike, në “Modë” mësoni si të mbani trupin atraktiv gjatë verës

Në emisionin “Modë” në TV Dukagjini është Lirijana Nimani ajo që ka rrëfyer për trajtimet klasike të lëkurës.

Lirijana e cila është edhe udhëheqëse e qendrës së buukrisë “LilyFlower” tregon për kujdesin e lëkurës në stinën e verës.


Ajo thotë se interesimi nga femrat për t’u kujdesur për trupin e tyre është i madh, teksa trajtimet ajo i përshkruan si klasike.

Lirijana në emisionin “Modë” në TV Dukagjini solli trajtimin me baltë dhe skrub që e detoksifikojnë lëkurën dhe e bëjnë më të ndjeshme.

Ajo thotë se këto trajtime janë të rëndësishme për të ripërtërirë lërkurën dhe për ta mbajtur të freskët për pushimet verore.

Emisioni “Modë” në TV Dukagjini transmetohet çdo të premte nga ora 20:30. /Telegrafi/