Rekomandohet që produktet të cilat dedikohen për mbrojtjen e lëkurës së foshnjës të jenë të bazuar në përbërësit natyralë. Këto produkte duhet të përmbushin tre kritere shumë të rëndësishme: të pastrojnë, të mbrojnë dhe të ushqejnë lëkurën.
Qumështi i butë për trupin e foshnjës duhet të ketë për qëllim ushqyerjen dhe pastrimin e lëkurës së ndjeshme të foshnjës. Ai duhet të përmbajë ekstrakt aktiv natyror të kamomilit dhe vaj të lulediellit.
Ndërkohë nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës, ngjyra artificiale ose ndonjë element tjetër të dëmshëm për lëkurën e foshnjës.
Kremrat për foshnje preferohet të kenë përbërës të tillë të cilët do ta ushqejnë, mbrojnë dhe do të ruajnë funksionet natyrale të lëkurës së foshnjës. Efekti i tyre duhet të jetë po ashtu që ta mbrojë lëkurën e foshnjës nga irritimi dhe skuqja.
Për t’u arritur kjo duhet që kremi të përmbajë kamomil dhe dyllë blete.
Në rastet e lëkurës së ndjeshme dhe të thatë, duhet të përdorni kremra të cilët e stabilizojnë njomësinë e lëkurës dhe e parandalojnë tharjen e saj, sidomos gjatë motit me erë.
Kremrat e këtilla duhet të përmbajnë vaj të bajames, vaj të jojobas dhe kamomil, transmeton Telegrafi.
Kamomil duhet të përmbajë edhe shamponi për larjen e flokëve të fëmijës suaj, që veç tjerash duhet t’i ofrojë butësi dhe kënaqësi fëmijës suaj derisa e pastroni.
Shkuma me të cilën do ta lani foshnjën tuaj duhet të përmbajë vajra esenciale të mandarinës dhe të livandës me efekt lehtësues dhe relaksues.
Një shampon i këtillë do të ishte i mirëseardhur për të gjithë familjen, ndërsa fëmijët me të duhet të lahen në mbrëmje.
Lëkura e bebit tuaj duhet të jetë e butë dhe elastike. Kjo mund të arrihet me anë të vajit, i cili ushqen dhe pastron lëkurën e ndjeshme të foshnjës.
Ky vaj duhet të përmbajë ekstrakt të kalendulas (kumakut), ndërsa përkundrazi nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës dhe ngjyra artificiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë
Fustanet për zyrë
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi