Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm. Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda.
Shkëlqim për flokët e zinj
Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.
Kaçurrela perfekte pas shiut
“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.
Larg efektit shtëllungë
Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.
Jepi lëvizje flokëve të hollë
Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.
Ndiz ngjyrën
Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.
Nuk ke kohë për t’i larë?
Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.
Ngjyra është zbehur
Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.
Gjallëro bionden platin
Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.
Fshih rritjen
Është momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.
S’më pëlqen modeli i ri!
Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.
Stop efektit elektrik
Nëse këto ditë fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.
Larg yndyrës
Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.
Maskë me vaj ulliri
Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo
Gabimet e përjetshme
* Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.
* Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri