LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi i dhëmbëve te fëmijët parashkollorë

Kujdesi i dhëmbëve te fëmijët parashkollorë

Nga mosha dyvjeçare e gjysmë shumica e fëmijëve kanë 20 dhëmbë primarë. Edhe para kësaj moshe, disa fëmijë zhvillojnë prishje të dhëmbëve të quajtur KHF (kariesi i hershëm i fëmijërisë). Kjo zakonisht përfshin dhëmbët e sipërm të përparmë dhe dhëmbët e parë molar (bluajtës) dhe është i lidhur me përdorimin më të shpeshtë të shisheve dhe gotave ushqyese nga ana e fëmijëve.

Si mund ta planifikoni ushqimin e shëndetshëm për dhëmbët?

Shprehitë e mira të të ushqyerit fillojnë që në foshnjëri. Ushqimet e zakonshme si ato të mëngjesit ose të pasdites janë të gjitha të nevojshme, por shmangi që fëmija juaj të mbajë ushqim ose të pijë nga shishja derisa sillet rrotull nëpër shtëpi dhe të hajë gjithë kohën. Shmangni ushqimet e ngjitshme të cilat mbesin në dhëmbë, si frutat e thara dhe ëmbëlsirat dhe biskotat.


Këto ushqime më së miri është të hahen gjatë kohës së ngrënies së vaktit, por përpiquni të mos i lejoni fëmijët të kenë qasje në ushqimet e ëmbla gjithë kohës. Djathërat dhe prodhimet tjera të qumështit mund të ndihmojnë parandalimin e kalbjes së dhëmbëve, pasi proteinat krijojnë një shtresë mbrojtëse në dhëmbë. Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë sa më shumë produkte të qumështit çdo ditë dhe shoqëroni ata me ushqime të tjera për të ndihmuar mbrojtjen e dhëmbëve.

Është mirë të mbani mend se dhëmbët kanë nevojë të pushojnë në mes të ngrënieve për t’i lejuar smaltit të dhëmbëve të forcohet pasi acidet të kenë qëndruar në të. Mos harroni, JEPUNI DHËMBËVE PUSHIM!

A mund t’i kontrolloni vetë dhëmbët e fëmijës?

Është ide e mirë të shikoni rregullisht në dhëmbët dhe t’i tërhiqni buzët prapa për të parë se dhëmbët nuk janë të kalbur ose të çngjyrosur. Nëse vëreni ndonjë çngjyrosje ose vrimë ju duhet ta dërgoni fëmijën për kontroll te dentisti.

Sa shpesh ka nevojë fëmija për kontroll dental?

Edhe pse fëmija juaj mund të mos kenë nevojë për trajtim, vizitat e rregullta mund t’i ndihmojnë fëmijës të krijojë besim në klinikën dentale. Ju kurrë nuk mund ta dini nëse ata kanë nevojë për trajtim (pas ndonjë aksidenti, për shembull), andaj nëse ju keni bërë vizita të rregullta më herët, është më lehtë për ta të përballen me

Çfarë paste dhëmbësh duhet të përdorë fëmija juaj?

Të gjithë fëmijët duhet t’i pastrojnë dhëmbët me pastë fluori së paku një herë në ditë nga prindërit. Kërkoni ndihmë nga dentisti se cila pastë është më e mirë për ta përdorur në dhëmbët e fëmijës tuaj. Disa pasta nëpër shitore nuk kanë fluor të mjaftueshëm për t’i mbrojtur dhëmbët. Po ashtu, fëmijët vetë nuk mund t’i pastrojnë dhëmbët derisa të mbushin rreth gjashtë vjet. Nëse ata nuk mund t’i shkruajnë shkronjat qartë, ata nuk kanë aftësi të mira për t’i pastruara dhëmbët e tyre.

Çfarë duhet bërë nëse fëmija aksidentalisht përplasin dhëmbët e tyre?

Është e rëndësishme për një dentist t’i shohë të gjithë dhëmbët e dëmtuar, edhe kur dhëmbët sërish duken në rregull. Dentisti do të vërtetojë se nuk janë bërë asnjë dëm në nervat ose në dhëmbët që janë në zhvillim e sipër.

A mund të prishen dhëmbët nga barnat?

Disa barna përmbajnë sheqer si shtesë e tyre. Nëse fëmija juaj duhet ta përdorë ndonjë bar gjithë kohën, pyeteni dentistit tuaj se çfarë mund të bëni për një mbrojtje shtesë të tyre. Shumica e barnave nuk shkaktojnë probleme në dhëmbë.

Çfarë të bëni nëse fëmija ka frikë për të shkuar te dentisti?

Nëse fëmija juaj e ka problem kujdesin dental, kërkoni të shkoni te ndonjë dentist që ka përvojë ose është i stërvitur për kujdes të dhëmbëve të fëmijëve. Ata janë të aftë t’ju ofrojnë opsione të tjera për të ndihmuar fëmijët tuaj të kujdesen më mirë për dhëmbët e tyre. /Telegrafi/