LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga sëmundjet që vijnë prej kafshëve!

Kujdes nga sëmundjet që vijnë prej kafshëve!

Prej shekujsh e shekujsh njeriu ka patur frikë nga kafshimi prej qenit të tërbuar. Sot, vaksinimi ka bërë që të eliminohet sëmundja në shumë vende, megjithëse kafshët mishngrënëse në gjendje të egër mund të vazhdojnë të transmetojnë virusin, që normalisht gjendet në pështymën e këtyre kafshëve të sëmura.

Kujdesi i parë paraprak që duhet marrë kur të kafshon një kafshë që mund të jetë e tërbuar, është ai i larjes së plagës me shumë ujë dhe sapun, ose në mungesë, më mirë edhe me një solucion alkoolik, për shembull raki, konjak, uiski e të tjera. Pastaj merret serumi kundër tërbimit ose gammaglobulinë, transmeton Telegrafi.

Vaksinimi klasik, i cili përdoret në shkallë të gjerë edhe sot, parashikon marrjen ditore të vaksinës në formë injeksioni, për katër ditë me radhë dhe vazhdimin e saj me injeksionin e rivaksinimit; tani janë vënë në disponim tipe të reja vaksine antirabike të cilat janë me efikasitet shumë të lartë, të cilat pas gjashtë injeksionesh në intervale kohe të caktuara, kërkojnë vetëm një rivaksinim pas nëntëdhjetë ditësh.


Kafshë të tjera, rreziqe të tjera

Përherë e më shumë dëgjojmë të flitet për një “rrezik nga pëllumbat”. Fatmirësisht, bëhet fjalë për raste shumë të rralla, siç janë të jashtëzakonshme edhe sëmundjet e tjera që fajësohen pëllumbat: histoplasmoza, psitakoza, toksoplasmoza dhe sëmundje të tjera virale që lokalizohen lehtë në sistemin nervor. E vërteta është se sëmundjet mund të shkaktohen nga shumë burime të tjera (ushqime, pije, dhe toka) si dhe nga kafshë të tjera si pulorët (familja e pulave), gjedhët, kuajt, macet.

Në përfundim lufta kundër kriptokokozës duhet bërë me masa të përshtatshme të higjienës kolektive dhe individuale (pastërti dhe higjienë të tokës, të kopshteve, të stallave, të kafazeve të pëllumbave, të koteceve; të konsumit të ujit dhe të qumështit të kontrolluar; të pastërtisë dhe të higjienës më të lartë të personit – në mënyrë të veçantë të duarve – dhe të veshjeve) pa folur për shfarosjen në masë të pëllumbave, shpesh të pafajshëm.

Kundër “zoonozave” (sëmundjeve që transmetohen tek njeriu nga kafshët) mjekësia shkencore dhe higjiena posedojnë në kohën e sotme mjete mbrojtëse shumë efikase.

“Afta epizotike”, është një sëmundje infektive epidemike, që prek kryesisht; gjedhët, por që mund të transmetohet tek njeriu edhe riga kontaktet prej një terreni të infektuar nga jashtëqitjet e kafshëve. Agjenti shkaktues është një virus (virus aftoso), hyrja e të cilit si në organizmin e njeriut, ashtu edhe në atë të kafshës bëhet nëpërmjet gërryerjes të lëkurës apo të një mukoze.

Përveç infektimit nëpërmjet produkteve ushqimore (qumësht, gjalpë i freskët dhe djathë që vijnë nga kafshë të sëmura) është i mundur edhe infektimi nëpërmjet kontaktit direkt me kafshët e sëmura ose me jashtëqitjet e tyre. Temperaturë e lartë, dobësi e përgjithshme, takikardi, shfaqja në gojë e vezikave të dhembshme (aftë), janë simptomat tipike tek njeriu; më pak të shprehura janë “aktinomykozat” (sëmundje nga kërpudha mikroskopike, gjithashtu me origjinë nga gjedhët, të cilat lokalizohen në mushkëri) si dhe “plasja” (sëmundje infektive e lëkurës me origjinë nga delet).

Kur një fëmijë, për shembull kërkon si dhuratë një papagall shumëngjyrësh, të shkathët dhe grindavec, nga një origjinë e pakontrolluar (domethënë që vjen nga një rritje e panjohur) duhet treguar shumë i matur që të mos i shkojmë pas qejfit atij. Vetë papagalli mund të mbartë një mikroorganizëm (Bedsonia psictaci) që e jashtëqit me anë të glasave (jashtëqitjeve), i cili mund të “thithet” shpejt – kur glasat thahen dhe bëhen në formë pluhuri të imët – dhe kështu mund të shkaktojnë një sëmundje të rëndë me ndikime të ngjashme, të quajtur “psitakozë”. Pas formës gjysmë gripore shfaqet një pneumoni, e vërtetë pa sekrecione dhe me kollë të thatë; për fat të mirë me përcaktimin e saktë të diagnozës, një terapi e përshtatshme me antibiotikë mund ta zgjidhë situatën.

Veçanërisht, tërbimi është sëmundja më e zakonshme që në disa zona, të cilën qeni mund t’ia transmetojë njeriut, në rastet kur ky i fundit e përkëdhel atë “turiri i qenit në fytyrën e personit” nga ana e tij përbëhet nga “idatidoza” ose “ekinokokoza”; Tenia e ekinokokozës është një krimb i vogël që arrin gjatësinë maksimale deri gjashtë milimetra dhe që lëshon vezë, të cilat instalohen shumë lehtë në intenstin dhe mëlçi të disa kafshëve barngrënëse, por mbi të gjitha tek qentë, prej të cilëve i transmetohet njeriut.

Duke u lokalizuar në organizëm, paraziti – në koloni të shumta (të bollshme), lë shteg për dukuri lokale të shtypjes (ngjeshjes) deri në dukuri të përgjithshme të llojit toksiko-alergjik. Kur tek macet shfaqet një sëmundje e pazakontë pikërisht e diktuar nga “gërvishtjet e maces”; në vendet e dëmtuara nga thonjtë e fe linit formohet një nyjës me skuqje të lëkurës përreth; që shoqërohet me një zmadhim të gjëndrave limfatike të zonës së prekur, që zakonisht janë sqetullat, me që janë gërvishtur në mënyrë të veçantë duart dhe krahët. Edhe për këto raste nuk ka ndonjë kurë specifike efikase.

Rreziku i më të vegjëlve

Në fushë, në kodër dhe në mal pa dyshim ke dëshirë të hysh në një stallë për të pirë një tas me qumësht të vakët e plot shkumë të sapomjelur, ose për të shijuar disa prej djathërave të famshëm të prodhuar nga qumështi i dhive, aq të shijshëm me vaj, piper dhe kripë. Por edhe kjo kënaqësi e pafajshme ngandonjëherë mund të fshehë një rrezik: atë të “etheve të Maltës” ose” etheve malteze”. Përgjegjës për këtë janë mikrobet e zbuluara në fund të shekullit të kaluar nga mjeku anglez Bruce, dhe për nder të tij ato janë quajtur brucela. Ka të bëjë me një lloj baktere, rezerva natyrale e të cilave përbëhet nga disa kafshë që prodhojnë qumësht, ku ato lokalizohen në gjëndrat e qumështit dhe në uterusin (mitrën) e mbarsur, duke favorizuar abortin.

Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të eliminojnë nëpërmjet qumështit për muaj dhe vite brucela në sasi të mëdha: njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathërave të infektuar. Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike.

Por jo vetëm kaq. Gjatë viteve të kaluara në shumë klasa të shkollave të ndryshme u konstatua prania – e papëlqyeshme dhe në disa raste alarmante – e morrave. Infektimi nga morrat thirret në gjuhën shkencore “pedikulozë”; është më se e domosdoshme të kujtojmë se morrat, qoftë ata të kokës, apo të organeve gjenitale, lëshojnë vezët e tyre (që në gjuhën e popullit thirren thërrinjza) në lëkurë nëpërmjet një substance ngjitëse që ngurtësohet në prani të ajrit. Nuk duhet harruar se në çdo kruajtje të kokës, e në mënyrë të veçantë të zverkut, duhet menduar mundësia e zënies së morrave: thërrinjzat ose parazitët dallohen shumë lehtë, parazitët janë insekte me trup të sheshtë, me këmbë të shkurtra dhe me aparatin e gojës të gatshëm për të kafshuar dhe për të thithur.

Cilët janë rreziqet më të mëdha që lidhen me praninë e morrave në organizëm?

Insekti mund të shkaktojë ekzantemë të lëkurës me njolla të errëta ose edhe me ngjyrë gri të errët në organet gjenitale, “gjendje febrile (ethe) për pesë ditë”, tifo ekzantematike, që thirret gjithashtu prej origjinës së saj “tifo e morrit” i por morri mund të jetë shkak edhe i sëmundjeve të tjera, duke thithur gjakun e infektuar të një të sëmuri dhe duke transferuar më pas mikrob et patogjenë në një person të shëndoshë.

Drejtimi higjenik më modern dhe më efikas është, në këto raste, ajo që ka për qëllim evitimin e përhapjes së morrit në familje, shkolla dhe në ambientet e punës, duke penguar përhapjen e morrave nga një individ në një tjetër: sot, terapia dhe mbi të gjitha profilaksia e pedikulozës mund të kryhet në mënyrë shume efikase nëpërmjet shampove që përmbajnë mesulfene, një substancë me bazë squfuri organik, përdorimi i shpeshtë i të cilave është i pranueshëm. Përveç kontrollit të zbokthit dhe të seboresë – madje për të mbajtur nën fre epideminë e shkaktuar nga parazitët. /Telegrafi/