LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga plagët e vogla emocionale, mund të jenë duke të të shkatërruar vetëbesimin

Kujdes nga plagët e vogla emocionale, mund të jenë duke të të shkatërruar vetëbesimin

Traumat e vogla që shpesh i anashkalojmë, sipas psikologëve mund të jenë dëmtues kryesorë të vetëbesimit

Jesus Cabrero, psikoterapist, ka zbuluar për Vogue se traumat në aspektin shkencor gjenerojnë gjendje alarmi, stresi dhe ankthi duke zhvilluar një perceptim të gabuar për realitetin.


Në kategorinë e traumave të vogla, janë ngjarjet jo shumë të rënda që përgjithësisht i trajtojmë si diçka normale dhe i justifikojmë.

Por aq të vogla sa janë, këto trauma ndikojnë fshehurazi në mënyrën si ne funksionojmë duke lënë një ndjesi këputjeje emocionale (në rastin më të lehtë).

Një shembull i mikro-traumave është largimi i një personi pa shpjegim (ghosting), “trend“ ky që lidhet me marrëdhëniet romantike toksike. Edhe pse shoqëria e ka normalizuar si sjellje, efekti që ai ka në personalitet dhe realitetin tënd është përgjithësisht negativ dhe ndikon në vetëbesim.

Vetëbesimi dhe optimizmi ndihmojnë në kapërcimin e pengesave të jetës
Lexo po ashtu Vetëbesimi dhe optimizmi ndihmojnë në kapërcimin e pengesave të jetës

Dhe si mund të shërohesh?

Psikologu Cabrero zbulon se hapi i parë i rëndësishëm është të mos biesh në kurthin e fajit, citon Anabel.

Procesi i shërimit është tërësisht individual dhe i pakrahasueshëm mes individëve të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjti: Vendosja e limiteve të respektit ndaj vetes dhe në raport me të tjerët.

Gjithçka nis nga kujdesi për veten shpirtërisht dhe fizikisht. Ti meriton të shërohesh dhe të gjesh pozicionin më të rehatshëm me veten dhe të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori