LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga lajthitjet e tmerrshme! Përdorimi i kremrave për rrezitje gjatë pushimeve verore

Kujdes nga lajthitjet e tmerrshme! Përdorimi i kremrave për rrezitje gjatë pushimeve verore

Dermatovenerologu i kremrave për rrezitje dhe mbrojtje të lëkurës: Kushtoni kujdes motit.

Të gjithë e dimë që gjatë pushimeve verore, por edhe gjatë ekspozimit të përditshëm ndaj rrezeve të diellit, është e domosdoshme e ashtuquajtura SPF, përkatësisht kremi me faktorin mbrojtës.

Megjithatë, shumica akoma nuk e dinë se si funksionojnë ato kremra dhe cilën SPF duhet zgjedhur, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve më të reja, është konstatuar që pothuajse më shumë e 50 për qind e preparateve për mbrojtje nga dielli janë të rrezikshme.

Thuhet që fajtorë më të mëdhenj janë dy përbërës të rrezikshëm – oksibenzoni dhe retinilpalminati.

Këta përbërës do të duhej t’i shmangni, meqenëse çdo gjë duhet patjetër të jetë e shkruar në përmbajtjen e produktit.

Kurrsesi nuk duhet që bebet t’u ekspozohen rrezeve të diellit, sepse lëkura e tyre nuk është e zhvilluar dhe fare nuk mund të mbrohet nga dielli.

Problemi është që akoma fëmijët e vegjël deri në tre-katër vjeç nuk e kanë të zhvilluar në tërësi lëkurën.

Andaj, këshillohet që në plazh me fëmijë të shkohet herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje dhe në kokë duhet t’i vini kapele dhe të përdorni fanella mbrojtëse.

Të rriturit këshillohen që kremin mbrojtës ta përdorin 15 minuta deri në gjysmë ore para t’u ekspozohen rrezeve të diellit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori