Shpesh blejmë lodra për fëmijët duke mos pasur kujdes sa është e përshtatshme për moshën, prej çfarë materiali është bërë lodra, ose nëse e përmban shenjën CE, e cila do të thotë se lodra nuk është e dëmshme për shëndetin e foshnjës.
Aktualisht, shkruan gazeta KOHA, në tregun e Maqedonisë dyqanet janë përplot me zbukurime të Vitit të Ri, lodra me drita, spërkatës, të cilët nuk janë të sigurt dhe janë të rrezikshëm për fëmijët. Por, edhe përkundër asaj se në Maqedoni implementohen masa rigoroze për siguri të lodrave të cilat i zbaton Bashkimi Evropian, megjithatë në dyqane ende shiten lodra me prejardhje të dyshimtë.
Se ky problem është i madh, tregon edhe fakti se lodrat e dëmshme për fëmijë mund të gjinden dhe në dyqanet e vendeve evropiane, edhe pse atje shpesh kryhen kontrolle veçanërisht para Krishtlindjeve, periudhë edhe kur ato shiten më shumë. Shqetëson fakti se materiet e këtilla të dëmshme janë zbuluar te lodrat të cilat për çdo ditë konsumatorët i blejnë si topa gome, kamion plastike, kukulla etj. Me ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve para se të lëshohet për shitje lodra duhet t’i plotësojë kushtet e sigurisë dhe kushtet shëndetësore.
Lodrat duhet të jenë të dizajnuara dhe të prodhuara në mënyrë që t’i plotësojnë standardet për higjienë që të tejkalohet çdo rrezik për infektim, sëmundje dhe kontaminim. Lodrat për fëmijë deri një vjet duhet të jenë të përpunuara nga material i cili do të mund të dezinfektohet, me çka lodra nuk guxon ta ndryshojë cilësinë. Fijet nga lodrat dhe flokët e kukullave nuk guxojnë të bien gjatë krehjes ose shkuljes. Ngjyrat e lodrave nuk guxojnë të përmbajnë erëra dhe të dalin gjatë fërkim me pambuk, larjes me ujë të ngrohtë dhe sapun.
Organizata e konsumatorëve ka përgatitur broshurë sensibilizuese përmes të cilës synon të edukojë qytetarët që t’i kushtohet vëmendje kur zgjidhen lodra për fëmijë dhe si ta mbrohen nga efektet e padëshiruara. Në këtë broshurë theksohet se gjatë blerjes së lodrave për fëmijë sidomos duhet patur parasysh madhësia, forma dhe materiali prej të cilit është bërë dhe nëse ato përmbajnë përmban CE. Kjo shenjë është vendosur nga BE dhe do të thotë se lodra është e prodhuar sipas standardeve të definuara për të zvogëluar rreziqet fizike, kimike, elektrike dhe shëndetësore. Sidoqoftë, shenja CE përmban disa aspekte të sigurisë në lidhje me gjendjen normale dhe përdorimin e lodrave dhe nuk paraqet indikator për cilësi.
Hulumtimet e deritanishme evropiane tregojnë se edhe lodrat të cilët e përmbajnë këtë shenjë nuk janë të sigurta për fëmijët, pasi përmbajnë pjesë shumë të vogla të cilat janë të rrezikshme dhe mund të gëlltiten nga foshnjat, ndërsa metalet e rënda nga të cilët janë bërë karrocat ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve. Lodrat për fëmijë të cilët shiten në dyqane dhe në treg prodhohen në Azi, ndërsa pjesë e madhe e tyre nuk i përmbushin standardet e sigurisë.
Nga ana tjetër, për shkak të buxhetit të kufizuar për dhurata për fëmijën e tyre, prindërit zakonisht e refuzojnë lodrën të cilën mund t’ia lejojnë vetes dhe për këtë arsye pak kanë interes në këtë çështje. Vitet e fundit, siguria e lodrave në Maqedoni është përditësuar për shkak se vetëdija e prindërve është ngritur në nivel të lartë. Prandaj, në euforinë e festave të fundvitit prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me blerjen e lodrave për fëmijë, t’i lexojnë deklaratat e lodrave, të kenë kujdes në etiketat dhe vërejtjet tjera të ngjitura në paketimet e lodrave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025