LAJMI I FUNDIT:

KUJDES: Këto janë SËMUNDJET VDEKJEPRURËSE që mund t’i fitoni përmes PUTHJES

KUJDES: Këto janë SËMUNDJET VDEKJEPRURËSE që mund t’i fitoni përmes PUTHJES

Ju mund të jeni duke e vënë shëndetin tuaj në rrezik të madh nëse veç jeni duke u puthur me dikë, e veçanërisht me një person që nuk e njihni aq mirë.

Mund të keni dëgjuar që goja është vendi më i ndyrë në trup për shkak se pështyma përmban lloje të ndryshme të mikroorganizmave. Thuhet se kafshimet e njeriut janë po aq të rrezikshme sa të qenit për shkak se përmbajnë më shumë baktere, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se puthjet në qafë, puthjet në dorë etj., nuk janë të rrezikshme, mirëpo puthjet ku shkëmbehet pështyma nga njëri në tjetrin, padyshim që janë.

Këto janë disa nga viruset që mund të transmetohen përmes puthjes:

Gripi

Shumë viruse të ndryshme e shkaktojnë gripin.  Viruset që janë përgjegjëse për shkaktimin e gripit mund të shpërndahen përmes kontaktit direkt me hundë apo fyt.

Herpesi

Herpesi lehtazi shpërndahet te tjerët kur është në fazën fillestare, por edhe atëherë kur mund të duket se është shëruar.

Rrjedhimisht, ndër mënyrat e transmetimit të herpesit është edhe puthja.

Hepatiti B

Puthja e transmeton edhe këtë virus të njohur. Infeksioni i tillë mund të ndodh kur gjaku i infektuar dhe pështyma vijnë në kontakt direkt me qarkullimin e gjakut të personit tjetër.

Personi më së lehti mund të infektohet nëse ka ndonjë plagë brenda apo rreth gojës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori