LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i vdekur qëndroi për pesë orë brenda një treni në Angli

Njeriu i vdekur qëndroi për pesë orë brenda një treni në Angli

Trupi i një njeriu të vdekur qëndroi për pesë orë brenda një treni në Angli, derisa një mirëmbajtës e gjeti aty.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte hipur në trenin e Cross County në Manchester Piccadilly në mëngjesin e së shtunës, por askush nuk e dinte që ai kishte vdekur. Derisa treni ishte në depo të Bournemouth, stafi mendonte se ai po flinte.


A businessmen trying to catch a train at the Manchester Piccadilly train station. All trains are on time.

Kështu viktima mbeti në bord deri në qytetin e Stockport, dhe kondukterët ishin urdhëruar të mos i afrohen udhëtarëve për shkak të COVID-19.

“I moshuari ishte parë nga ekuipazhi i trenit gjatë udhëtimit, dhe mendohej se ai ishte duke fjetur, kur më pas u konfirmua që klienti kishte ndërruar jetë”, tha një zëdhënës i Cross County. /Telegrafi/