Anti-kushtetuese po vlerësohen vendimet e fundit të qeverisë Hoti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ani pse të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, “ora policore”, nga njohësit e sistemit kushtetues po konsiderohet se është marrë pa bazën e duhur ligjore.
Sipas tyre, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve. Ndërkaq qeveritarët arsyetojnë vendimet, derisa bëjnë të ditur se të enjten do të procedojnë me Ligjin për Pandeminë.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se vendimet e djeshme të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thotë se këto vendime mund të jenë legjitime vetëm me Ligjin për Pandeminë, i cili ka mbetur në sirtarët e qeverisë.
“Janë vendime arbitrare, janë vendime që janë marrë në kundërshtim me kushtetutën, por që përsëris që qytetarët duhet t’i respektojnë këto masa jo për shkak të qeverisë, por për shkak të vetvetes, familjarëve dhe miqve…Kryeministri duhet të dijë se s’ka bazë ligjore, kryeministri duhet të dijë se po i shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.
Ndërsa, njohësi tjetër ligjor, Kushtrim Palushi thotë se vendimet e qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë edhe më kundërkushtetuese se vendimet e mëhershme të qeverisë Kurti.
“Ky vendim është edhe më kundërkushtetues se sa vendimet e mëparshme të qeverisë Kurti për arsye se është shumë i paqartë. Nuk i referohet dispozitës konkrete ligjore dhe nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme për mënyrën si është kufizuar. Megjithatë nëse askush nuk e konteston në Gjykatën Kushtetuese ajo mbetet në fuqi. Nëse kontestohet nga deputetët apo kushdo Gjykata Kushtetuese do të shpallë atë kundër Kushtetues”, thotë ai.
Derisa konsideron se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të vendosur orën policore.
“Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë, ky ligj nuk është i mjaftueshëm sepse është i vitit 2008 në radhë të parë. Është bërë shkel e shko të themi kushtimisht”, u shpreh ai.
E në mbrojte të vendimit për kufizim të lëvizjes, u shpreh zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri i cili tha se vendimet janë në kuadër të Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.
“Qeveria në kuadër të ligjit që ekziston në katër komuna që ka një numër të madh të prekurve ka bërë restrikcione të caktuara të cilat i ka marrë me vendim të ligjit. Por s’ka orë policore në Kosovë, ka kufizim të lëvizjes në katër komuna…në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që besoj që do të mbahet të enjten do të trajtojmë ligjin për pandeminë”, u shpreh ai.
KosovaPress ka kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë opozitare se a do të kontestojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo zyrtarë të saj, thonë se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë.
Sa ishte në qeveri kjo e fundit dy vendimet e saja për kufizim të lëvizjes janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese./KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert