LAJMI I FUNDIT:

Kufizimi i kohës së fëmijëve pranë ekranit lidhet me aftësi më të mira kognitive

Kufizimi i kohës së fëmijëve pranë ekranit lidhet me aftësi më të mira kognitive

Sipas një studimi të publikuar në ‘The Lancet Child & Adolescent Health’, kufizimi i kohës së lirë të fëmijëve në më pak se dy orë në ditë pranë ekranit (TV, smartphone), së bashku me gjumë të mjaftueshëm dhe aktivitet fizik, shoqërohet me përmirësim në aftësi kognitive.

Studiuesit kanë zbuluar se fëmijët të cilët plotësonin kriteret e lartcekura, kishin aftësi më “superiore” kognitive – ku përfshihet kujtesa, vëmendja, shpejtësia e përpunimit të inoformacioneve dhe gjuha, krahasuar me fëmijët të cilët plotësonin vetëm njërën apo dy nga rekomandimet paraprake.


Akademia Amerikane e Pediatrisë, sugjeron vendosjen e rregullave nga prindërit, duke përcjellë se çfarë po bëjnë fëmijët tuaj, duke inkurajuar aktivitetin dhe lojërat.

Për të ardhur në këtë konstatim, studimi ka përfshirë hulumtimin me rreth 4,500 fëmijë amerikanë të moshave 8 deri 11 vjet. /Telegrafi/