LAJMI I FUNDIT:

Kuçi nga Instituti OCTOPUS: Serbia dhe Rusia shfaqin potencial për të shtuar tensionet në Kosovë para 27 majit

Kuçi nga Instituti OCTOPUS: Serbia dhe Rusia shfaqin potencial për të shtuar tensionet në Kosovë para 27 majit

Instituti për Studimin e Luftës Hibride OCTOPUS, ka publikuar një analizë në lidhje me Retorikën e luftës Putin-Vuçiq, Kuvendi i Kishës Ortodokse, avancimi i Kosovës në NATO dhe Këshilli i Evropës në vatrat e reja të luftës.

Hulumtuesi në Institutin OCTOPUS, Gurakuq Kuçi, tha se e kanë monitoruar politikën e Putinit dhe Vuçiqit në vazhdimësi dhe se ato janë përputhur në shumë pika.


“Kemi rastin luftës në Ukrainë ku retorika e Vuçiqit është përputhur plotësisht me atë të Putinit. Analiza identifikon një retorikë të përbashkët mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me konfliktet në Ukrainë dhe Kosovë, si dhe reagimin ndaj sulmeve në Moskë. Kuvendi Ortodoks Serb në Beograd dhe avancimi i Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës, si dhe reagimet e liderëve serbë dhe Malit të Zi, shënojnë momente kyçe. Në përfundim, Serbia dhe Rusia shfaqin potencial për të ndërmarrë veprime për të shtuar tensionet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë para datës 27 maj. Avancimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dëshmon për intensifikimin e konflikteve globale dhe rajonale. Rusia dhe BRICS interesohen për të ruajtur konfliktet aktuale dhe për t’i zgjeruar ato, duke preferuar vazhdim dhe zgjerim të luftës”, tha Kuçi, pwr RTK.

Po ashtu, ai tha se këta ka përputhje të deklaratës së Vuçiqit me Putinin edhe për sulmin terrorist që ndodhi në Moskë.

“Bashkëpunimi i Vuçiqit dhe Putinit në retorikë dhe qëllime tregon për një qasje të koordinuar ndaj sfidave të përbashkëta të destabilizimit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Pra lidhjet e tyre janë aq të ngushta sa që avancimet në luftën hibride dhe në luftërat e tjera janë të përbashkëta qind për qind”, tha Kuçi.

Ndërkaq, rreth angazhimit të Kishës Ortodokse Serbe në një kuvend në datë të shenjta, sipas tij, ndërton një narrativë të përbashkët për mbrojtjen dhe përhapjen e interesave ortodokse në rajon.

“Së fundmi, ka rrjedhur për media një deklaratë e ish-patriarkut tashmë të vdekur Pavle i cili thotë se: ‘Shqiptarët do të largohen nga Kosova dhe atje do të jetojnë vetëm serbët’. Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se me 5 dhe 6 maj në Beograd dhe në pjesë të tjera të vendit do të mbahet Kuvendi i madh i Pashkëve i Serbisë dhe Republikës Srpska. Data 5 dhe 6 maj janë data të shenjta për ortodoksët e krishterë, pasi me datën 5 maj shënohet Dita e Shën Gjergjit. Shën Gjergji është një nga shenjtorët më të rëndësishëm në traditën ortodokse lindore sllave, pasi ai është shenjtori mbrojtës ushtarak i cili zakonisht përshkruhet si një burrë duke hipur në kalë dhe duke vrarë një dragua”, tha Kuçi.

Andaj, siç tha ai, jo rastësisht janë zgjedhur datat 5 dhe 6 maj për tu mbajtur Kuvendi i madh i pashkëve dhe për një konkluzion të tillë është rënë dakord, siç ka njoftuar kabineti i Vuçiqit, pas bisedimeve disa orësh që ai pati me presidentin e Republikës së Serbisë, Milorad Dodik, me praninë e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KPS) Porfirije. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori