Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka folur në Kuvend lidhur me gjendjen me Telekomin e Kosovës pas ngrirjes dhe zbrazjes së llogarive si pasojë e prishjes së marrëveshje me Dardafon.
Kuçi ka thënë se ka bërë përpjekje të pandalshme për të evituar këtë situatë.
Ai tha se ka pasur takim edhe me menaxhmentin e Dardafon, bordin e Telekomit, kryetarin e Gjykatës së Apelit, e kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Më tej theksoi se nuk është gjetur marrëveshja deri tani, por tha se shteti duhet t’ju dalë zot 2315 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.
“Janë 2315 punëtorë që marrin pagë. Pa marrë parasysh se si janë punësuar, ne duhet tash që t’u dalim zot. Gjithçka që tash ka ndodhur me Telekomin, ka një histori të gjatë dhe të njohur. Që nga fillimi i mandatit i Ministrisë…. jam marrë me Telekomin. Bllokimi i llogarive nga gjykata Themelore, na ka nxjerr në një pozitë tjetër. Ne jemi të obliguar që të gjejmë një zgjidhje të shpejtë”, tha ai.
Kuçi tha po ashtu se kjo çështje duhet të jetë subjekt hetimi i një komisioni të ri parlamentar.
“Kjo çështje duhet të jetë subjekt i hetimit. Ju lus ta aktivizoni ndonjë komision hetues për ta vazhduar punën”, theksoi ai.
Po ashtu, me rrezikimin e falimentimit të Telekomit, Kuçi tha se rrezikohet edhe siguria nacionale, ngase sistemi i komunikimit të institucioneve është tërësisht i bazuar mbi Telekomin e Kosovës.
“I gjithë sistemi qeveritar është bazuar në sistemin e Telekomit, ku përfshihet edhe pjesa e sigurisë. Me falimentimin e Telekomit, rrezikohet edhe siguria nacionale”, tha ai, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën