Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se organizimi i ri i strukturave paralele në veri të Kosovës po ndodh si pasojë e panikut nga strategjia e Qeverisë dhe Zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e pjesës veriore të Kosovës.

Kuçi i ka thënë të përditshmes Koha Ditore se strukturat paralele janë në panik për shkak të strategjisë dhe mendojnë të ndryshojnë formën e veprimit, mirëpo çdo veprim ilegal, pa marrë parasysh formën, do të ndërpritet. /KD/Telegrafi/