Përbërësit:

- 4 vezë
- 2 konserva peshk toni (gjithsej 340 g)
- 500 ml (dy filxhanë) oriz të bardhë të marinar
- 500 g perime të përziera të prera në kube (spec, karotë, domate, selino, qepë...),
- 250 g kaçkavall të përzier të grirë në rende
- 250 g salcë domateje
- Vaj
- Kripë
- Piper


Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Në tigan ngrohni pak vaj dhe marinoni pak perimet e përziera të cilat më parë i keni prerë në copëza.

Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në një enë të thellë tundni vezët dhe shtoni mishin e tonit të kulluar mirë, orizin e zier, perimet e ftohura, përzierjen e kaçkavallit të grirë në rende.

Enën katrore me dimensione 20x20 cm mbështilleni me letër të yndyrshme, qiteni përzierjen e përgatitur dhe piqeni në furrë rreth 30 minuta.

Shërbeje me salcë domatesh.

/Telegrafi/