Berguzar Korel dhe Halit Ergenc e njihnin njëri-tjetrin shtatë vite para se të bëheshin çift, ndërsa besohet se faktori vendimtar për lidhjen e tyre ishte një udhëtim pune në Paris në vitin 2008, pas të cilit të dy u larguan nga partnerët e mëparshëm.
Dy aktorët janë ndër çiftet më të famshme dhe më intriguese në Turqi. Të gjithë e mbajnë mend 39-vjeçaren në rolin e Sheherzades (Sehrazat Evliyaoglu) së bukur të serialit “1001 net” (“Binbir Gece”), ku luajti po ashtu edhe 52-vjeçari në rolin e Onurit (Onur Aksal) dhe më pas u bë akoma më i popullarizuar me rolin e sulltan Sulejmanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” (“Muhtesem Yuzyil”).
Berguzar dhe Halit e njiheshin për shumë vite, ndërsa një udhëtim drejt Francës ndikoi në fillimin e lidhjes së tyre. Në atë kohë, aktorja ishte e fejuar me balerinin Tan Sagturk, por kur e kuptoi se ishte e dashuruar në Halitin, e ndërpreu fejesën.
Nëntë muaj pas atij udhëtimi, Ergenç e la gruan e tij të atëhershme, aktoren Gizem Soysaldi, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Pasi e braktisi, 38-vjeçarja vendosi ta abortonte fëmijën që priste me të dhe pas shkurorëzimit i pagoi një dëmshpërblim prej më shumë se 130 mijë eurosh.
Berguzar dhe Halit u martuan në vitin 2009 dhe së bashku kanë tre fëmijë, djemtë Ali (12 vjeçar) dhe Han (dyvjeçar) dhe vajzën tetëmuajshe Leyla.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/halit-1-e1659454244203.jpg)
Kur Ergenç po xhironte “Sulejmanin e Madhërishëm”, mediat turke ishin të mbushura me spekulime se martesa mes çiftit të famshëm mund të marrë fund për shkak të koleges së tij në xhirime, aktores Meryem Uzerli, e cila luante rolin e sulltaneshës së bukur, Hyrrem.
“Duke qenë se dashuria e tyre u ndez në xhirime, Berguzar nuk ishte indiferente kur partnere e Halitit në realizimin e suksesshëm ‘Sulejmani i Madhërishëm’ u bë bukuroshja Meryem Uzerli e njohur si Hyrrem”, shkruanin mediat turke.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/halit.jpg)
Thashethemet për xhelozinë e Korel vazhdonin dhe derisa flitej për trashtinë e mundshme të bashkëshortit të saj me Meryem, asokohe thuhej se Berguzar po vizitonte një psikolog.
Edhe pse të gjithë mendonin se martesa kishte marrë fund, çifti vendosi të luftonte për lidhjen e tyre dhe sot ata janë ende një nga çiftet më të njohur në Turqi. Vazhdojnë të kenë një mori fansash dhe Haliti e përshkruan gruan e tij në media me fjalët më të bukura dhe flet për të si një grua me të cilën ka gjithçka që i nevojitet.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/ergenc.jpg)
Është interesant fakti që edhe Ergenç edhe Korel vijnë nga familje aktorësh. Ndonëse i ati e nxiti të ndiqte hapat e tij, Haliti u regjistrua në Fakultetin Teknik pas gjimnazit, por kur e kuptoi se nuk i interesonte, u regjistrua fshehurazi në Akademinë e Muzikës ‘Mimar Sinan’ dhe filloi studimet për opera. Në fillim ai luajti në shfaqje teatrale dhe muzikale, kurse më pas e provoi veten në seriale. Kur pranoi rolin e Onurit në serialin “1001 net” në vitin 2006, nuk mund as ta kishte ëndërruar se sa do t’ia ndryshonte jetën.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/korel-e1659454312429.jpg)
Korel, e cila gjithashtu vjen nga një familje aktorësh, pati rolin e saj të parë të madh si Sheherzadja nga seriali i paharrueshëm “1001 net”. Nëna krenare e tre fëmijëve shpesh ndan me ndjekësit momente familjare me fëmijët e saj, si dhe momente romantike me bashkëshortin.
“Rutina jonë” – ka shkruar ajo në postimin e fundit me fotografitë e saj dhe Halitit duke shijuar perëndimin e diellit në plazh. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-780x439.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-780x439.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/selena-780x439.png)
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht