LAJMI I FUNDIT:

Ku janë bllokimet më të mëdha të trafikut?

Ku janë bllokimet më të mëdha të trafikut?

Raporti nuk mbuloi disa qytete famëkeqe globalisht për këtë çështje, si Lahore, Lagos apo Kajro,

Ndërsa trafiku global filloi të rikuperohej nga bllokada pandemike në fillim të këtij viti, Londra (përsëri) u dëshmua të ishte qyteti më i mbingarkuar në botë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania e analizës së trafikut Inrix, kryeqyteti britanik ka bllokimet më të këqija të trafikut midis më shumë se 1000 qyteteve të zgjedhura në 50 vende të botës.

Parisi, Brukseli, Moska dhe Nju Jorku janë pastaj disa nga qytetet ku trafiku është shumë i rënduar.

Raporti, i cili mbështetet në vendet ku Inrix ka mbulim të të dhënave, përjashton disa qytete famëkeqe globalisht për këtë çështje, si Lahore, Lagos ose Kajro, raporton Bloomberg.

Shefi operativ i Inrix tha për BBC se nivelet e larta të mbipopullimit në Londër ishin pjesërisht për shkak të ngritjes së shtigjeve të reja për biçikleta vitin e kaluar.

Organizatat bamirëse të çiklistëve i kanë kundërshtuar këto pretendime dhe Cycling UK pretendon se shtigjet i ndihmojnë njerëzit të lëvizin në mënyrë më efikase.

Ndërsa trafiku po kthehet gradualisht në normalitet pas gati dy vitesh luftim të coronavirusit, udhëtimi drejt qendrës së qytetit vazhdon t’i afrohet niveleve para pandemisë, sipas një studimi të publikuar.

Udhëtimet me makinë në qendrat e qyteteve në Shtetet e Bashkuara janë 22 për qind nën nivelet para pandemisë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar 19 për qind, sepse shumë njerëz ende kalojnë të paktën pak kohë duke punuar nga shtëpia.

Disa qytete evropiane po kthejnë kufizime më të rrepta, si mbyllja e klubeve të natës dhe masa të tjera që mund të çojnë në një reduktim të trafikut. /Telegrafi/