Tekstet nga më të ndryshmet ishin pjesë e kësaj gare këtë vit, tema nga më të ndryshmet që preknin këto tekste si “Vajza e kojshisë” që flet për kohën e luftës, “Ku isha unë”, dedikuar dashurisë së humbur, “Digjem për ty nënë” e shumë tekste të tjera bënë që të ishte më të vështirë përzgjedhjen e teksteve më të bukura këtë vit. Një juri profesionale e përbërë nga: Arben Duka, Armend Regjepagiqi, Ema Andrea, Irma Kurti dhe Sidrit Bejleri vendosi që “Teksti më i bukur” për vitin 2014 të shpallet “Ku Isha unë” shkruar nga Flori Mumajesi dhe interpretuar nga Flori ft. Argjentina.

“Ku isha unë” arriti të grumbullojë plot 46 pikë me vota unanime nga juria, ndërkohë që në vendin e dytë u radhit “Vajza e kojshisë” e shkruar nga poetja e njohur Aida Baraku dhe interpretuar nga Leonora Jakupi. Ky tekst arriti të marrë 34 pikë dhe vendi i tretë i takoi tekstit “Rastësi” të shkruar nga Timo Flloko dhe kënduar nga Kledi Bahiti së fundmi në Kënga Magjike. Kjo këngë arriti të renditej e treta në këtë listë me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dytë.


Kjo është lista me dhjetë tekstet më të bukura këtij viti:

1. “KU ISHA UNË” (Teksti: Flori Mumajesi, Këndon: Flori Ft. Argjentina)
2. “VAJZA E KOJSHISË” (Teksti: Aida Baraku, Këndon Leonora Jakupi)
3. “RASTËSI” (Teksti: Timo Flloko, Këndon Kledi Bahiti)
4. “METEOR” (Teksti: Arsim Bunjaku, Këndon: Elita 5)
5. “ME TË JETON” (Teksti: Rozana Radi, Këndon: Soni Malaj)
6. “RRI ME MUA” (Teksti: Adi Hila, Këndon: Rosela Gjylbegu)
7. “SHIU IM” (Teksti: Alban Skënderaj, Këndon: Miriam Cani)
8. “DIGJEM PËR TY” (Teksti: Leonora Poloska, Këndojnë: Leonora Poloska & Kanita)
9. “MAGNET” (Teksti: Big Basta, Këndon: Anjeza Shahini)
10. “KE HARRUAR” (Teksti: Endirt Mumajesi, Këndon: Vedat Ademi) /Teksteshqip/


Cili mendoni se ishte teksti më i bukur i këngës me mesazhin më të mirë?