LAJMI I FUNDIT:

“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”

“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”

Jemi paralajmëruar gjithnjë për dëmet nga dielli. Por, tani shkencëtarët kanë zbuluar anët pozitive të tij.

Drita e tij të sjell në humor, mjekon, ngjyros lëkurën dhe frenon ku të jetë e mundur krijimin e rrudhave, për aq kohë sa nuk teprohet me të.

Shkencëtarët theksojnë se ekspozimi i diellit është i mirë edhe për shëndetin e përgjithshëm, duke qenë se dielli ndihmon në prodhimin e vitaminës D, thelbësore për kalciumin e kockave, transmeton Telegrafi.


Pesë arsye të mjaftueshme për të kërkuar diellin në çdo stinë

Të merrni rreze dielli është e shëndetshme, por vetëm gjatë orareve të rekomanduara nga dermatologët.

Shpirti bombardohet me hormone lumturie

Qielli na dhuron një qeshje diellore (rrëzëlluese). Rrezet UV stimulojnë formimin e endorfinës – substancë e mirëqenies. Përveç kësaj, frenon formimin e melatoninës, hormonit të gjumit, që na bën të ndihemi të lodhur e të përgjumur. Për shkak se stimulohet metabolizmi, në ditë me diell ndihemi në formë dhe aktiv.

Sistemi mbrojtës vihet në lëvizje

Teshtima, kolla, rrufa – janë mjaft të rralla në verë. Kjo nga temperaturat e këndshme, por edhe nga ekstra racioni i diellit në lëkurë. Sipas shkencëtarëve anglezë, rrezet e diellit armatosin sistemin tonë imun kundër baktereve.

Kockat forcohen

Kockat e forta kanë nevojë për dritën e diellit. Kur dielli prek lëkurën, trupi prodhon vitaminën D, e cila i nevojitet trupit për metabolizmin e kalciumit që e merr nga ushqimet dhe për ta depozituar atë në kocka. Kalciumi është përbërësi më i rëndësishëm për skeletin e njeriut.

Rreth 10% e skeletit tonë rigjenerohet në vit. Këtu luan rol të rëndësishëm vitamina D. Në rast mungese vitamine D mundet që kockat të shfrytëzojnë përkatësisht vetëm gati gjysmën e sasisë së kalciumit, që kanë në dispozicion. Në këtë mënyrë, ndër të tjera rritet edhe rreziku për thyerje të kockave.

Vetëm rrezet e diellit bëjnë të mundur prodhimin e vitaminës D nga vetë trupi.

Lëkura ngarkohet me një dozë të mirë Vitaminë D

Përse duket kaq bukur një lëkurë e nxirë lehtë? Kjo nxirje i sinjalizon subkoshiencës sonë, shëndet. Me të drejtë, pasi rrezet diellore UV ndihmojnë kundër neurodermatitit dhe psoriazës, vdesin mikrobet dhe përshpejtojnë luftën me aknet e lëkurës. Edhe këtu shkaktari është prodhimi i shtuar i vitaminës D përmes dritës së diellit. Studime tregojnë se kjo vitaminë nuk krijohet vetëm në mëlçi e veshka, por edhe direkt në lëkurë.

Trupi armatoset kundër kancerit

Një nivel i lartë me vitaminë D në gjak duket se parandalon sëmundjet kronike si hipertensioni, diabeti tip – l, skleroza multiple si dhe kanceri. Të paktën kështu dëshmojnë studimet e para. Deri sa të ketë dëshmi të plota mbi këtë, sidoqoftë vlen: një dozë e arsyeshme dielli nuk mund të dëmtojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori