Nga: Monika Stafa
Shumë pikëpyetje janë ngritur mbi autencitetin e Salvator Mundit të Leonardo da Vincit – për më shumë se një dekadë – dhe se a do të shfaqej apo jo kjo vepër në ekspozitën e tij në Luvër? Është kjo pyetja që ka pushtuar botën e artit mbi këtë vepër të artistit të madh që u zbulua më shumë se një shekull më parë, ndërsa Luvri ka hapur dyert e tij për publikun.
Piktura më e shtrenjtë në botë, një pamje e Jezusit me veshjen e Rilindjes evropiane, e cila u shit në ankand në vitin 2017 për 450 milionë dollarë, mendohej se do të tërhiqte turma të mëdha të njerëzish. E përshkruar si një figurë e ngjashme me pikturën e Mona Lizës, vepra më e famshme e Leonardos thuhet se zien “nga një gjendje e jashtëzakonshme komunikuese me shikuesin”.
Teksa bota e artit prej javësh ishte në dilemë nëse kjo vepër do t’i ofrohej publikut, kuratorët pohojnë se Salvator Mundi nuk shfaqet në ekspozitë. Ndërsa ishin plot shpresë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vendndodhjen e pikturës së famshme javë më parë, ata konfirmojnë së fundmi se është e sigurt që vepra më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në ankand mbetet një vepër e humbur.
Mos shfaqja e saj do të ishte kthesa e fundit në sagën e jashtëzakonshme të një pikture që ka tërhequr aq shumë polemika, intriga dhe debate mes kritikës. Pyetjet mbi autencitetin e veprës janë përhapur tek historianët e artit për më shumë se një dekadë e vazhdojnë ende.
Luvri megjithëkëtë mbetet në gatishmëri për të mirëpritur Salvator Mundi-, edhe nëse ajo shfaqet gjatë kohës që ekspozita mbahet hapur, thonë kuratorët. Ndaj, Muzeu ka prodhuar dy katalogë për shfaqjen – një me pikturën dhe një pa atë.
Salvator Mundi, vepra e cila ka ndeshur në syrin e miliona shikuesve për pamjen e tij drithëruese dhe ndoshta më shumë për çmimin e saj apo dhe intrigën ndërkombëtare, u pa për herë të fundit në publik në fundin e vitit 2017, kur u shit në Nju-Jork për një shumë marramendëse si ajo e 450.3 milionë dollarëve.
Para se të zhdukej, vepra ishte e rrethuar nga polemika të shumta ku historianë të ndryshëm arti nuk pajtoheshin lidhur me autorësinë e saj. Disa i besojnë veprës me autor Leonardon, ndërsa të tjerë thonë se ajo përfundoi prej dishepujve të tij. Pasi vepra u ble në vitin 2017 nga një blerës misterioz që u përfol se ishte princi i kurorës arabe, Mohammad bin Salman – i cili ia dhuroi Luvrit të Abu Dabit – intriga u thellua më shumë kur nuk arriti të shfaqej siç ishte planifikuar në muze, në shtator të vitit 2018.
Por, kohët e fundit ka spekulime se në të vërtetë vepra gjendet në super-jahtin e Mohamed bin Salmanit, pikërisht atij princi i cili ishte i detyruar të mohonte përfshirjen e tij në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Pronari i mëparshëm i pikturës ishte oligarku rus Dmitry Rybolovlev i cili e bleu atë më 3 maj 2013 për 127.5 milionë dollarë, pas një restaurimi të konsiderueshëm.
Të gjithë e dinë se në botën e artit gjenden dy piktura të tilla aq të ngjashme me njëra-tjetrën. Të dyja me të njëjtën madhësi e të dyja në dru arre. Por, tek njëra prej tyre mjekra e Jezusit spikat më dendur se në tjetrën. Ndaj dhe polemikat vazhdojnë pareshtur mbi autencitetin e tyre.
Salvator Mundi do duhej të shfaqej në muzeun Luvrit në Abu Dabi vitin e kaluar. Por, edhe atëherë si tani, ajo nuk u gjet. Kjo vepër mund të jetë piktura më e shtrenjtë në histori dhe ndoshta më e diskutueshme që nuk shfaqet askund. Askush nuk e di se ku është piktura e vërtetë ndërsa ka zëra të mistershëm që thonë se ajo është në konservim brenda një strukture të sigurt arti në Zvicër. /TCh/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Qytetërimi kinez daton gjashtëmijë vjet më parë!

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Betejës së Stalingradit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti