Mendoni paksa: ndërkohë që në pallatet e Herodit zdërhalleshin ose bënin komplote pushteti e në Tempullin e Anës e Kajfës, priftërinj të korruptuar nga paratë dhe pushteti ofronin fli e hidhnin kem, kinse për të nderuar Hyjin, Jezusi hyn nga një derë tjetër, në heshtje, pa zhurmë, madje i zbuar nga indiferenca, pasi për të nuk u gjet një banesë.
Është kjo një dramë që në historinë e njerëzimit luhet edhe sot e kësaj dite. Krishtlindja po vjen, po troket në dyert tona, ajo ndërkohë po përparon. Ajo nuk kthehet mbrapsht, sepse Hyji nuk i kthen mbrapsht premtimet e tija. Gjithë çështja është se a do të gjenden dyer të hapura për lindjen e foshnjës? A mos vallë të zënë me zbukurimet, komplotet, kreninë dhe arrogancën, do të na gjejë indiferentë? Si ta kuptojmë që ai ka trokitur dhe se ka kaluar pranë nesh duke lypur një vend për të lindur?
Mos të lodhemi kot! Nuk do ta gjejmë as në pallatet e pushtetit civil apo religjioz, as në kishat madhështore që mbushen plot vetëm për ditë festash, as në sheshet e zbukuruara.
Do ta gjejmë vetëm nëse hapim dyert e zemrave dhe të shtëpive për ata që në heshtje e me gjysëm zëri thonë: “… sot kam humbur punën, nuk kam me çka të blej ilaçet, me çfarë të paguaj dritat dhe ujin, kam bërë mijëra kilometra duke i ikur luftës, jam e dhunuar, e diskriminuar, e vjedhur, jam shtegtar, i uritur, i etur, jam i vetmuar e pa njeri”. Aty apo! Aty do ta gjejmë Zotin e jetës i bërë njësh me njerëz, sepse ai e ka vendosur tendën e tij mes njerëzish dhe udhëton bashkë me ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën