LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në rigjykim i rastit të Suzana Zogiani-Sekiraqës për vrasjen e bashkëshortit me sëpatë, reagon familja e të ndjerit

Kthimi në rigjykim i rastit të Suzana Zogiani-Sekiraqës për vrasjen e bashkëshortit me sëpatë, reagon familja e të ndjerit
Suzana Zogiani- Sekiraqa, seanca 16.11.2023

Në gusht të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që ta kthejë në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë rastin e Suzana Zogiani-Sekiraqës, e cila është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit.

Familja Sekiraqa përmes një reagimi dërguar Telegrafit, ka shprehur shqetësimin për këte vendim, duke thënë se kthimi në rigjykim i bën të kenë frikë për drejtësinë.


Ata thonë se gjyqësori duhet të shërbejë si një bastion i drejtësisë dhe të sigurojë që ata që janë të pafajshëm të mbrohen dhe ata që janë të fajshëm të dënohen me sanksione të përballueshme.

Familja Sekiraqa kërkon që gjykata të jetë e drejtë dhe e pavarur në procesin e rigjykimin e këtij rasti dhe të merret në konsideratë çdo element dhe faktor që ndikon në drejtësinë e vendimit final.

“Ne kemi besim të plotë në sistemin tonë gjyqësor dhe shpresojmë që procesi i rigjykimin të realizohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm të plotë. Po ashtu, kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që gjyqësori të jetë në gjendje të funksionojë pa asnjë ndikim të jashtëm dhe të përmbushë detyrën e tij me integritet dhe drejtësi”, thuhet në reagim.

Duke pasur parasysh rrethanat dhe elementët e lidhur me ngjarjen e rëndë, familja Sekiraqa thotë se janë të bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të siguruar që të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të përballen me drejtësinë në mënyrë të pavarur dhe të plotë.

U dënua me 25 vjet për vrasjen e bashkëshortit, Kushtetuesja e kthen në rigjykim rastin e Suzana Zogiani-Sekiraqës
Lexo po ashtu U dënua me 25 vjet për vrasjen e bashkëshortit, Kushtetuesja e kthen në rigjykim rastin e Suzana Zogiani-Sekiraqës

“Duke qenë në dijeni të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit dhe për forcimin e drejtësisë, ne ju njoftojmë  se rasti i vrasjes së Artan Sekiraqes është nën vëzhgimin dhe procesin hetimor të autoriteteve kompetente franceze”.

“Ne shprehim shpresën tonë se ky bashkëpunim do të ndihmojë në zbardhjen e të vërtetës dhe në sigurimin e një drejtësie të plotë për të gjithë të përfshirët në këtë rast të tronditshim”, thuhet në reagim.

Më 21 shtator 2018, në Francë, Suzana Zogiani-Sekiraqa, ka vrarë bashkëshortin e saj duke e goditur 11 herë me sëpatë dhe se sipas saj, këtë akt e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë teksa abuzonte me djalin e tyre.

Ndërsa nga Gjykata e Prishtinës, ishte dënuar më 25 vite burgim, me të cilin dënim i ishte llogaritur dhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 5 tetor 2018.

Më 20 maj 2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës Suzana Zogiani-Sekiraqa, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Prishtinës të datës 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 3 korrik 2020, për vrasje të rëndë.

E Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se aktgjykimet përkatëse të gjykatave të rregullta janë nxjerrë në shkelje të parimit kushtetuese të barazisë së armëve, raporton Telegrafi.

Letra plotë

Të nderuar zyrtarët kompetentë të drejtësisë, i nderuari Kryeministër, të nderuara media të Republikës së Kosovës

Ne, si familje e të ndjerit Artan Sekiraqa, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me kthimin në rigjykim të rastit të të pandehurës Suzana Zogjani Sekiraqa, personit që është akuzuar për vrasjen e të dashurit tonë.

Ndërsa ndihemi të pafajshëm për humbjen e paparë të Artanit, vendimi për kthimin në rigjykim na bën të ndiejmë një ndjenjë të thellë pakënaqësie dhe frike për drejtësinë. Ne besojmë se gjyqësori duhet të shërbejë si një bastion i drejtësisë dhe të sigurojë që ata që janë të pafajshëm të mbrohen dhe ata që janë të fajshëm të dënohen me sanksione të përballueshme.

Kërkojmë që gjykata të jetë e drejtë dhe e pavarur në procesin e rigjykimin e këtij rasti dhe të merret në konsideratë çdo element dhe faktor që ndikon në drejtësinë e vendimit final. Ne kemi besim të plotë në sistemin tonë gjyqësor dhe shpresojmë që procesi i rigjykimin të realizohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm të plotë.

Po ashtu, kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që gjyqësori të jetë në gjendje të funksionojë pa asnjë ndikim të jashtëm dhe të përmbushë detyrën e tij me integritet dhe drejtësi.

Duke pasur parasysh rrethanat dhe elementët e lidhur me ngjarjen e rëndë, ne jemi të bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të siguruar që të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të përballen me drejtësinë në mënyrë të pavarur dhe të plotë.

Duke qenë në dijeni të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit dhe për forcimin e drejtësisë, ne ju njoftojmë  se rasti i vrasjes së Artan Sekiraqes është nën vëzhgimin dhe procesin hetimor të autoriteteve kompetente franceze.

Ne shprehim shpresën tonë se ky bashkëpunim do të ndihmojë në zbardhjen e të vërtetës dhe në sigurimin e një drejtësie të plotë për të gjithë të përfshirët në këtë rast të tronditshëm.

Ju lutemi, merrni këtë shqetësim tonë në konsideratë dhe sigurohuni që procesi i rigjykimin të jetë i drejtë dhe transparent në përputhje me ligjin dhe rregullat e drejtësisë.   

Me respekt,
Familja e të ndjerit Artan Sekiraqa
Driton Sekiraqa

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori