LAJMI I FUNDIT:

Kthehet ari i vjedhur në Bogovinë të Tetovës

Kthehet ari i vjedhur në Bogovinë të Tetovës

Kutia me ar, e vjedhur para disa ditëve në fshatin Bogovinë të Tetovës, mbrëmë është kthyer në oborrin e shtëpisë prej ku është vjedhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vidhen mijëra euro dhe stoli ari në Bogovinë të Tetovës
Lexo po ashtu Vidhen mijëra euro dhe stoli ari në Bogovinë të Tetovës

Siç informojnë nga SPB Tetovë, F.A (43) gjysmë ore para mesnate ka paraqitur në polici se në oborrin e shtëpisë ka gjetur kutinë me ar, të cilën e ka paraqitur të vjedhur të martën e kaluar.


Nga vjedhja e para katër netëve, persona të panjohur morën rreth 4.100 euro. Policia po punon për zbardhjen e rastit./Telegrafi/