LAJMI I FUNDIT:

Kthehen në Shkup por nuk vijojnë shkollimin pas azilit në Belgjikë (Video)

Kthehen në Shkup por nuk vijojnë shkollimin pas azilit në Belgjikë (Video)

Familja Berisha nga Gazi Baba e Shkupit para pesë muajve është kthyer nga Belgjika, ku atje kishte qëndruar me status të azilit. Por tani pas kthimit, dy fëmijët e tyre, Ruzhdiu 13 vjeç dhe Brusha, 8 vjeç nuk po vijojnë shkollimin, pasi që nuk kanë dokumentet e shkollës ku kishin qëndruar azil dhe se për këtë ata nuk pranohen në shkollën “Kongresi i Manastirit” në lagjen e tyre.

“Unë po ndihem shumë keq, se nuk po jam në shkollë, po në kërkojnë dokumente nga shteti i Belgjikës. Gjithë ditën po jam në shtëpi, po më thërrasin shokët hajde në shkolle, unë po ju them s’mundem”, thotë Ruzhdiu.


Babai i dy fëmijëve thotë se nuk mundet të shkojë në Belgjikë për të siguruar dokumentet e nevojshme, sepse kanë ndalesë për hyrje në këtë shtet.

“Unë i thashë drejtorit, për t’i marrë fëmijët në shkollë, mua më tha jo, sepse nuk mundet nuk kemi informata se çfarë klase kanë vijuar atje. Duhet të marrim dokumente, më pas të shkohet në ministri, unë ku të gjejë letrën atje”, sqaron babai i fëmijëve Harun Berisha.

Drejtori i shkollës fillore “Kongresi Manastirit”, Faik Xhoni thotë se dokumentet e tilla janë të domosdoshme për tu siguruar, njofton tv21.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë, të sigurojmë çdo dokument edhe ai dokumente nëse sillet nga vendi ku ka mësuar nxënësi, duhet të shkojnë në ministri të arsimit të nostrifikohet ai dokument dhe pastaj ne do ti pranojmë”, tha Faik Xhoni.

Familja Berisha për pesë vite ka qëndruar në Belgjikë, por pesë muaj më parë iu refuzua azili dhe janë deportuar për në Maqedoni, ku po përballen me probleme sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori