KSHZ do të vendos për afatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni


Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni sot do të diskutoj për afatet që duhet të vendosen dhe të respektohen për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, shkruan Telegrafi Maqedoni.
KSHZ Maqedoni do të diskutojë kërkesat e bëra nga Ministria për Punë të Brendshme për nenet 41, 43, 45 dhe 49 të Ligjit për Zgjedhje dhe nga Ministria e për Informatikë dhe Administratë Publike në lidhje me nenin 32 të Ligjit për Zgjedhje.
Përndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dje nënshkroi edhe zyrtarisht datën 15 tetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Partitë politike u shprehën të gatshme që të garojnë në zgjedhje dhe, sipas tyre, t'i ftojnë ato. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































