LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja përgatit aplikacion të posaçëm për mërgimtarët e Maqedonisë

KSHZ-ja përgatit aplikacion të posaçëm për mërgimtarët e Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka përgatitur një aplikacion të posaçëm për paraqitjen e voteusve të Maqedonisë të cilët jetojnë përkohësisht në vendet e jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbeldhjen e mbrëmshme të KSHZ-së, gjithashtu është miratuar orari i kryerjes së veprimtarive zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentre të 11 dhjetorit.

Në këtë orar, parashihet paraqitja e votuesve që jetojnë jashtë vendit, nga dita e shpalljes zyrtare të zgjedhjeve, e deri më 11 nëntor, kur mbaron kontrolli publik i Listës zgjedhore për të gjithë personat me të drejtë vote.

Kontrolli i Listës zgjedhore do të fillojë më 28 tetor dhe do të zgjatë deri më 11 nëntor./Telegrafi/