LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja përfundon kontrollet shtesë të votuesve kontestues

KSHZ-ja përfundon kontrollet shtesë të votuesve kontestues

Sot skadon afati ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të bëjë kontrolle shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues, pasi më 19 gusht skadoi afati ku ata kishin mundësi vetë të paraqiten në Komision, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 23 gusht e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votues të paraqitur me regjistrime kontestuese.


Në KSHZ në afatin e paraqitjes prej 26 korrikut deri më 19 gusht 2016 ka pasur 8.922 paraqitje, prej të cilëve 8.901 janë pranuar.

Gjithsej 3.620 personalisht janë parqitur në KSHZ, ndërsa 5.302 përmes aplikimit elektronik. Shërbimi juridik i KSHZ-së ka refuzuar 21 paraqitje. Prej tyre një paraqitje është refuzuar për shkak të dokumentit të palexueshëm, nëntë për shkak të mospërputhjes së dokumentit, nëntë për shkak të dokumentit personal jo valid dhe dy për shkak të dokumentit personal jo komplet.

Në pajtim me Raportin e KSHZ-së, paraqitje nuk kanë parashtruar 30.467 personam. Sipas raportimit me shkrim nga Drejtoria për evidencën e regjistrit të amzës prej 22 gushtit të 2016, 20 persona nga lista kanë ndërruar jetë duke përfshirë edhe 19 gushtin 2016.

Me Ligjin për plotësim të Ligjit zgjedhor, KSHZ-ja ishte e obliguar të zbatojë proces të regjistrimit aktiv të 39.502 personave për të cilët gjatë zbatimit të kontrolleve administrative dhe të terrenit janë konfirmuar regjistrime kontestuese.

KSHZ-ja pas kontrolleve të kryera shtesë përmes krahasimit të listës 39.502 personave dhe Listës zgjedhore largoi 113 persona ku gjashtë kanë ndërruar jetë, 51 janë për punë të përkohshëm në vendet e huaja, 54 kanë humbur të drejtën e votës me baza të ndryshme dhe dy persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore. Mundës për paraqitje kishin gjithsej 39.389 veta.

Qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve në pajtim me ligjin do të kenë mundësi shtesW të paraqiten në KSHZ gjatë ditëve në vazhdim gjatë shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori