LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja nuk pret numër të madh kërkesash nga qytetarët për ndryshime në listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk pret numër të madh të qytetarëve, të cilët do të paraqiten për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas praktikës së mëhershme, numri i kërkesave të këtilla ka qenë mjaft i ulët, ndërkaq sot duhet të vendoset nëse do të bëhet i ditur numri i këtyre kërkesave.


Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët e Maqedonisë që janë me punë të përkohshme jashtë vendit, kanë të drejtë të dorëzojnë listë kandidatësh për zgjedhjet e 5 qershorit, për njësinë zgjedhore 7. Afati i dorëzimit të nënshkrimeve është nga 25 e deri 9 maj./Telegrafi/