LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë mbetët çështje shqetësuese

Kryeziu: Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë mbetët çështje shqetësuese
Foto: Ilustrim

Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, në institucione shkollore e në shoqëri. Grupet me fëmijë të margjinalizuar, siç janë ata me nevoja të veçanta, e edhe fëmijët nga komunitet pakicë që jetojnë në varfëri, janë ata që më së shumti u shkelen të drejtat.

Kështu thotë për KosovaPress, drejtori i organizatës “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, sipas së cilit pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje mbetët ende sfidë.


Kryeziu thotë se si organizata udhëheqëse në botë për të drejtat e fëmijëve, synojnë që t’i bëjnë të gjithë fëmijët pjesë të sistemit të edukimit dhe shkollimit.

“Në objektivat apo synimet tona deri në vitin 2030 janë që për punën tonë në Kosovë të angazhohemi që të gjithë fëmijët të jenë pjesë e sistemit të edukimit, të jenë pjesë e shkollimit, kemi grupe të fëmijëve që janë të margjinalizuar apo privuar si shembull mund të marrim fëmijët me nevojat të veçanta, fëmijët nga komuniteti rom, shkali, egjiptas, fëmijët që jetojnë në varfëri, për arsye të ndryshme. Ne si shoqëri, si organizatë do të angazhohemi, do ta ngremë zërin që ata të jenë pjesë e shkollës apo institucioneve shkollore”, thotë ai.

Ai thotë respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë mbetët çështje shqetësuese, ku sipas tij ata janë ende të prekur nga dhuna në familje e deri të ajo në institucione shkollore dhe jashtë saj.

“Si fenomen tjetër ku shkelen të drejtat e fëmijëve janë çështja e adresimit të dhunës, duke filluar nga familja e deri në institucione shkollore, pastaj jashtë shkollës, edhe ajo është një çështje shumë brengosëse që të dhënat janë alarmante duke filluar nga ngacmimet e ndryshme, pastaj dukuri të tjera të dhunës që sidomos fëmijët afektohen më së shumti”, thotë ai.

Kryeziu thekson se çështje tjetër që duhet të adresohet është ndotja e ambientit, ku sipas tij, institucionet dhe prindërit duhet të bëjnë më shumë në mbrojtjen e ambientit, meqë ai prek drejtpërdrejt fëmijët, të cilët po pësojnë më së shumti nga kjo gjendje.

Ai shton se nevojitet një koordinim i institucioneve dhe organizatave, bashkë me fëmijët, që të mund të arrihet të përmirësohet gjendja e fëmijëve sa u përket respektimit të drejtave të tyre.

Organizata botërore për të drejtat e fëmijëve “Save the Children” ka 22 vjet që vepron në Kosovë, ndërkohë që sivjet ka shënuar 100 vjetorin e themelimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori