Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Taulant Kryeziu, ka thënë 58% e të rinjve janë deklaruar se do ta lëshojnë Kosovën brenda tri viteve të ardhshme.

Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ikja e të rinjve është si rezultat i qeverisjes së keqe që nga shpallja e pavarësisë.


Postimi i plotë i Kryeziut:

"58% e të rinjve janë deklaruar se me siguri të plotë, apo me gjasë, do të lëshojnë Kosovën, brenda tre viteve të ardhshme. Ky është rezultati i qeverisjeve qysh nga shpallja e pavarësisë. Por tani, #ErdhiDita. Me 6 tetor, kërkoj votën tuaj për të ju bashkëngjitur festës së fitores të Lëvizjes Vetëvendosje. #QeveriaKurti është e vetmja e cila mund të sigurojë të ardhme të ndritur dhe prosperuese për të rinjtë tanë, si dhe siguri dhe mirëqenie për të moshuarit tanë. #QeveriaKurti do të sigurojë mbështetje për të ndershmit, të talentuarit dhe punëtorët. Me Albinin përpara na priftë e mbara! #QeveriaKurti #voto126 #VotoTaulantKryeziu14", ka shkruar ai./Telegrafi/