Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ditëve të fundit është duke u deklaruar me bindje të thellë se do të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka potencuar sërish në një deklaratë dhënë për Telegrafin, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se LVV-ja tashmë është subjekti politik më i madh në vend.
Ai theksoi se këto zgjedhje do të zhvillohen në rrethana krejt të veçanta, të cilat siç tha ai janë të pashembullta në historinë e vendit që nga pavarësia.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti më i madh në vend, jo vetëm sepse është e para në raport me subjektet tjera, siç ka qenë edhe në dy palë zgjedhjet e fundit, por sepse kësaj here është shumë më përpara se të gjitha subjektet tjera. Duhet ta kemi parasysh që këto zgjedhje do të zhvillohen në rrethana krejt të veçanta, të cilat janë të pashembullta në historinë tonë që nga pavarësia. Për herë të parë fituesi i zgjedhjeve është i pakontestueshëm. Ky është përcaktim i qytetarëve, i kërkesës aq sa edhe nevojës së tyre për ndryshim rrënjësor, i shprehur përmes LVV-së”, ka thënë ai.
Siç u shpreh Kryeziu, koalicionet parazgjedhore dhe pas zgjedhore nuk do të jenë të diskutueshme për LVV-në.
Zëdhënësi i LVV tha se LVV-ja do të dal edhe e para por edhe do të jetë në gjendje të formojë qeverinë duke qenë se do të jetë shumica parlamentare.
“Nuk ka shpjegim tjetër fakti që Lëvizja gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Prandaj edhe diskutimi publik për koalicione, sidomos në raport me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duhet t’i përshtatet këtyre rrethanave të reja. Ato deri më sot janë bërë ose që të fitohet gara elektorale ose që pas zgjedhjeve të mund të formohet qeveria. Në këto zgjedhje, as njëra e as tjetra nuk do të jetë të diskutueshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dal edhe e para por edhe do të jetë në gjendje të formojë qeverinë duke qenë se do të jetë shumicës parlamentare”.
Kryeziu gjithashtu tha se LVV-ja mund të bashkëpunojë me forca politike për të cilat ka preferenca të hapura siç është nisma e Vjosa Osmanit.
“Në këtë drejtim, Lëvizja mund të bashkëpunojë me forca politike për të cilat ka preferencë të hapur, sikurse me zonjën Osmani dhe nismën e saj, por një gjë e tillë më subjektet tjera as që zë vend në diskutimet tona të brendshme. Në fund të fundit, ky është edhe vullneti i qytetarëve. E ne gjithmonë i kemi qëndruar besnik atyre, dhe po punojmë që ta konfirmojmë vullnetin e tyre”, ka thënë ndër të tjera, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën