Zërat që në qershor të këtij viti do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme janë shtuar, por megjithatë institucionet e shtetit nuk kanë kontaktuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të diskutuar rreth këtyre zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Monitor, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Askush nga institucionet nuk më ka kontaktuar, ne në fakt jemi duke i bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale”, ka treguar Daka.
Daka ka thënë se KQZ po përgatitet vetëm për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, duke shtuar se për zgjedhjet e parakohshme nuk mund të flas meqë ato ende nuk janë shpallur.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë shpallur dhe nuk mundem me fol për zgjedhjet që nuk janë shpall. Për zgjedhjet lokale po, jemi të përgatitur. Zgjedhjet lokale janë parapri me Kushtetutë dhe janë sipas orarit të paraprirë, kështu që ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme për këto zgjedhje. Ndërsa, për zgjedhje e parakohshme mundem me fol në qoftë se shpallen, natyrisht që pa u shpallë nuk mund të them asgjë për ato zgjedhje”, tha Daka për Gazetën Monitor.
Se a është e gatshme KQZ për zgjedhjet e parakohshme, ajo tha shkurt se do të jenë një sfidë në rast se shpallen.
“Normal që zgjedhjet e parakohshme do të jenë një sfidë nëse shpallen, natyrisht duke folur nëse shpallen”, ka përfunduar Daka. /Gazeta Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'