LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Skenderajt: Fermerët e dëmtuar nga vërshimet të aplikojnë për kompensim

Kryetari i Skenderajt: Fermerët e dëmtuar nga vërshimet të aplikojnë për kompensim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se vërshimet e fundit kanë bërë dëme të konsiderueshme në këtë komunë, sidomos në fushën e bujqësisë.

Jashari përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dëmet që u janë shkaktuar fermerëve nga vërshimet do t’iu kompensohen.

Ai tha se kompensimin e dëmeve ndaj fermerëve të prekur nga vërshimet do ta bëjë Qeveria e Kosovës përmes komunës.

“Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.  Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore. Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës. Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021. Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara. Në përkrahje të fermerëve”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori