LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së reagon pas ngjarjes së rëndë në Pejë: Krimi ta ka kapluar shëndetësinë, Kryeministër dilni zot pacientëve

Kryetari i PDK-së reagon pas ngjarjes së rëndë në Pejë: Krimi ta ka kapluar shëndetësinë, Kryeministër dilni zot pacientëve

Pas raportimit se një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor në Spitalin e Pejës ka reaguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri për rastin pasi sipas tij prej një kohë të gjatë mungon ministri i Shëndetësisë.


“Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast?”.

I pari i PDK-së ka përmendur më tej rastin e vrasjes së shtatzënës në Gjinekologji.

“A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale?”, ka pyetur tutja Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga Kurti emërimin e shpejtë të ministrit të Shëndetësisë.

“Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Ndryshe një rast i rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Agim Kurmehaj ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast./Telegrafi/