LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli sot në Shkup

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli sot në Shkup

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është vizita e parë e tij zyrtare jashtë Bashkimit Evropian.

Sassoli fillimisht do të takohet me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pastaj me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të kësaj vizite, Sassoli do të bëjë hapjen e Jurop Haus (Europe House), në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe do t’i bashkëngjitet debatit të ambasadorit Samuell Zhbogar dhe nxënësve nga shkollat e mesme me temë “Vizioni i të rinjve për BE”.


Nga Delegacioni i BE-së, informojnë se ish-Info Qendra e BE-së, është shndërruar në Jurop Haus, e cila do të funksionojë si Qendër për të rinj dhe do të ofroj përmbajtje të cilët janë bashkëkohor, tërheqëse dhe inovative për të rinjtë. Jurop Haus do të funksionojë si platformë e cila do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë, nga të gjitha sferat e jetës, me qëllim të lidhjes me personat dhe mundësitë tjera, si dhe të shkëmbejnë ide për zhvillimin e potencialit. Në debatin me kryetarin e Parlamentit të Evropës, Sasolli do të marrin pjesë nxënës nga Berova, Qendra Zhupa, Demir Hisari, Kavadari, Koçani, Shkupi, Struga, Strumica, Tetova, Valandova dhe Vinica.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori