LAJMI I FUNDIT:

Kryetari mysliman i Londrës mbështet në paradë komunitetin LGBT

Kryetari mysliman i Londrës mbështet në paradë komunitetin LGBT

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka marrë pjesë në një paradë masive me dhjetëra mijëra njerëz në mbështetje të komunitetit LGBT në Britaninë e Madhe.

Parada që u mbajt gjatë ditës së sotme në Londër ishte më e larmishme se kurrë.


“Këtu në Londër, ti je i lire të jesh kushdo që dëshiron të jesh, dhe ta dashurosh këdo që dëshiron ta dashurosh”, është shprehur Khan.

Khan i takon fesë myslimane dhe është i përkushtuar në aspektin religjioz.

Ai agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit dhe nuk pi alkool. Mirëpo, kjo nuk i ka penguar londinezët që ta votojnë në mënyrë masive në zgjedhje për t’ia dhënë kreun e njërit prej qyteteve më të mëdha të perëndimit.

Khan shihet duke defiluar në paradë bashkë me pjesëtarë të tjerë të këtij komuniteti, që e mbështet dhe e respekton mënyrën e jetesës së qytetarëve që ai i përfaqëson.

Parada e Londrës filloi në një ditë të nxehtë me diell me një flamur të ylbertë në “Regent Street”.

Khan ka prejardhje pakistaneze, ndërsa mandatin në krye të Londrës e ka marrë më 2016.