LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Malishevës shtron iftar për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Malishevës shtron iftar për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ashtu siç është bërë traditë, edhe në këtë muaj të ramazanit, mbrëmë ka shtruar iftar për Familjet e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

“Në këtë iftar, krahas familjarëve të dëshmorëve dhe qeverisë komunale, të pranishëm ishin edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, OVL e UÇK-së, dega në Malishevë, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, Bashkësia Islame në Malishevë dhe përfaqësues të institucioneve tjera në Malishevë”, thuhet në njoftimin për media.


“Ju jam shumë mirënjohës që jeni këtu sonte, e kjo për neve është nder i madh që jemi bashkë sonte, pasi falë gjakut të dëshmorëve, ne jemi sot këtu ku jemi dhe lirshëm mund të festojmë, mund të punojmë dhe mund të shënojmë datat me rëndësi. E kemi obligim që çdo vit të bëjnë një iftar së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët që ranë për liri”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e tij e përshëndetëse.

Në emër të familjeve të dëshmorëve në Malishevë, foli kryetari i shoqatës, Sinan Gegaj, i cili i falënderoi të gjithë për këtë iftar, tashmë tradicional, e po ashtu i falënderoi edhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, të të gjitha subjekteve politike, që ishin prezent në këtë iftar, e që për familjet e dëshmorëve, është respekt.

Ndërsa mulla Xhevat Kryeziu, në emër të Bashkësisë Islame, i falënderoi të gjithë për këtë iftar të përbashkët me familjet e dëshmorëve, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë dëshmorët që ranë në altarin e lirisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori