LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i malazezëve në Kosovë uron shqiptarët për 28 Nëntor

Kryetari i malazezëve në Kosovë uron shqiptarët për 28 Nëntor

Kryetari i Asociacionit dhe Unionit të malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiciq ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit shqiptar nga zemra ua urojmë festën e ditës së flamurit me dëshirën që Shqiptarët si popullatë më e madhe të jenë strumbullar të paqes, unitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë të përbashkët Kosovës”, thuhet në urim. /Telegrafi/