LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi uron besimtarët ortodoksë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi uron besimtarët ortodoksë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, dërgoi urim me rastin e festës së Krishtlindjes deri te të gjithë besimtarët që e festojnë këtë festë.

“Festa më e shenjtë e krishterëve, lindja e Krishtit – Krishtlindja është festë në të cilën kultivohen mendime dhe vepra të mira, veçanërisht ndaj më të afërmive dhe atyre që më së shumti kanë nevojë. Le të jenë këto ditë nxitës për realizimin e vlerave drejt të cilave të gjithë së bashku synojmë, që janë liria, barazia dhe drejtësia”, shkruan Xhaferri./Telegrafi/