LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KSHZ-së beson në listën zgjedhore, Derkoski pohon se nuk do të ketë “fantom” (Video)

Kryetari i KSHZ-së beson në listën zgjedhore, Derkoski pohon se nuk do të ketë “fantom” (Video)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, vërtetoi se 1. 806 339 persona kanë të drejtë vote në referendumin e të dielës, duke u deklaruar se a janë “PËR” apo “KUNDËR” pyetjes së referendumit. Sipas nenit 7 të Ligjit për referendum, ata kanë të drejtë dhe të mos votojnë.

Numri i cili gjendet në listën e votuesve nuk varet nga numri i popullsisë. Shtetas të R. Maqedonisë gjenden në listën zgjedhore dhe duhet të bëjmë dallim mes personit që ka të drejtë të jetë në listë dhe atij që jeton në Maqedoni. Çdo qytetar i moshës +18 vjet, shtetas i Maqedonisë ka të drejtë vote, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.


Derkoski për TV21 shpjegon se në çfarë rasti pas votimit, do të ketë apo nuk do të ketë vendim.

Duhet të plotësohen dy kushte, përkatësisht përqindja e personave që kanë dalë për të votuar, që duhet të jenë 50% plus 1, nga votuesit që janë në listën zgjedhore. Ose në rastin tonë 903 169 votues duhet të dalin për të votuar, ndërsa prej tyre gjysma të votojnë PËR, që të jetë i suksesshëm. Nëse nuk kemi një rast të tillë, nuk ka vendim, përkatësisht referendumi nuk është i suksesshëm, shtoi Derkoski.

Në lidhje me pyetjen e cila shumë shpesh parashtrohet për numrin e përgjithshëm të votuesve dhe pastrimin e listës zgjedhore, Derkoski thotë se lista është kategori dinamike e cila duhet të pastrohet. Ai tha se bëhet fjalë për procedura administrative, nderimin e vendbanimit, marrjes apo dhënies së nënshtetësisë etj. Ai thotë se beson në listën zgjedhore dhe pohon se të dielën nuk do të paraqiten të ashtuquajturit “fantom” siç vlerësohej se kishte në të kaluarën./Tv-21/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori